Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

INTERVISTA/ Basha: Do të ketë përplasje në qeveri, nëse nuk ka një reformë zgjedhore të vërtetë

25/09/2017
INTERVISTA/ Basha: Do të ketë përplasje në qeveri, nëse nuk ka një reformë zgjedhore të vërtetë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka paralajmëruar përplasje nëse qeveria nuk pranon të bëjë një reformë zgjedhore të vërtetë por pa e specifikuar se çfarë lloji. Në “Studio e Hapur” në News24, duke folur për sistemin zgjedhor, Basha artikuloi fjalët ‘kryengritje e armatosur’ apo paramilitarë, por tha se PD ka zgjedhur rrugën politike.

 

“Nëse doni t’i bëjmë thirrje njerëzve për kryengritje të armatosur apo organizime paramilitare… Kryengritja nuk kërkohet vetëm kur ti ke bindjen që të kanë marrë fitoren por kur çdo e drejtë dhe liri kushtesues dhunohet.

Rakipllari: Ju vazhdoni të mendoni se PD mund të fitonte zgjedhjet, pra i është hequr fitorja? Ju po i thon ishqiptarëve ju u bletë…

Pati disa faktorë, nuk ishte vetëm lista. Pat idisa faktorë që kontribuuan në rreshtimin elektoral të shqiptarëve. Faktori përmbysës ishte shitblerja e votës.

Njohja e zgjedhjeve të pandershme i shërben vendit?
Ne e konsiderojmë, PD, unë e kam shprehur në fjalën e parë në parlament për ne kjo është një maxhorancë fiktive, ky është parlament ilegjitim.

E legjitimon duke shkuar ti, opozita?
Cila është këshilla jote? Të mos shkoj në parlament.

Unë jam gazetar, nuk kam asnjë këshillë.
Po është shumë e thjeshtë të thuash pse e bën këtë dhe të mos ofrosh asnjë alternativë. Dy alternativa ka. Alternativa e parë është alternativa politike. PD vazhdon të funksionojë si një parti politike. Me këtë proces që kemi do jemi edhe më demokratikë, edhe më modernë, edhe më të reformuar.

Këshilla ime do ishte, do pranoja humbjen dhe gabimet që kam bërë. Do bëja një program tjetër, jo atë program që ishte dhe atë listë që ishte.
Ti thua do i njohësh zgjedhjet, unë po të them që ne e konsiderojmë një parlament ilegjitim dhe një maxhorancë fiktive. Unë i kam bërë thirrje që të dorëzojë menjëherë sendin e vjedhur. Sendi i vjedhur është vullneti i shqiptarëve. Si ta dorëzojë? Me reformën elektorale duke bërë të mundur që ne, së pari përmes votimit dhe numërimit elektronik të asgjësojmë disa prej instrumenteve me të cilat shndërrohet, tjetërsohet apo blehet vota e shqiptarit dhe kjo në vetvete është e pamjaftueshme dhe natyrisht duhen dhe hapa të tjerë të cilët nëse ka vullnet politik ndërmerren dhe i jepet fund turpit të Europës që është shitblerja e votës në Shqipëri.

Ka dy rrugë për ta bërë këtë betejë: njëra rrugë është rruga politike, rruga tjetër është rruga parapolitike, se ku na çon, mund të na çojë edhe në majë të malit por kjo nuk është për parti politike pastaj. Nuk është më roli i një partie politike. Nëse doni t’i bëjmë thirrje njerëzve për kryengritje të armatosur apo organizime paramilitare…

Jo, jo nuk jam për këtë. PD nuk provoi që ishte shumicë në këto zgjedhje, nuk pati mobilizim dhe s’ka të drejtë të kërkojë kryengritje.
Kryengritja nuk kërkohet vetëm kur ti ke bindjen që të kanë marrë fitoren por kur çdo e drejtë dhe liri kushtetuese dhunohet.

Por duhet të mobilizosh një shumicë.
Po flasim parimisht. Ne kemi zgjedhur rrugën politike, kemi vënë të parën reformimin e sistemit politik sistem që ka denigruar me qeverisjen e një grushti kriminelësh. Jemi në një kurs të paevitueshëm përplasjeje. Zgjidhja e saj vjen përmes dy mënyrave:

Ose të pranojë një reformë zgjedhore të vërtetë dhe vetëm atëherë do kemi qeveri që i përgjigjet qytetarit. Rruga e dytë një përplasje e paevitueshme mes atyre njerëzve që besojnë tek liria e demokracia dhe uzurpatorëve./balkanweb/

Tags: BashaperplasjeQeveriReforme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.