HISTORIA/ Nëna kundër kurorëzimit të dashurisë së të birit, shpërthejnë akuzat “live”...

HISTORIA/ Nëna kundër kurorëzimit të dashurisë së të birit, shpërthejnë akuzat “live” ndaj njëri-tjetrit

250
0
Shares

Dy të rinj nga qyteti i Elbasanit kanë zgjedhur emisionin “Me zemër të hapur” në News 24 për të ndarë historinë e tyre. Aldo Sabriu 25 vjeç dhe bashkëshortja e tij minorene denoncon nënën se po i shkatërron historinë e dashurisë.
“Kisha hall se mos i hapja llafe gocës, ndaj i bona këto punët me familje. Po mami sa e solla në shtëpi e shante me llafe banale dhe një mashkulli i vjen turp me i thënë. Prej saj kam përfunduar në polici. Shefi më la pa ndjenja në tokë se më godiste pambarim. Ju lutem më ndihmoni”, tha ai live në emision.

Zbardhet historia
Historia e tyre ka nisur para pak kohësh, dy të rinjtë u njohën në qytetin e tyre, derisa një ditë vendosën të jetonin bashkë. 25-vjeçari pa miratimin e familjes së vajzës e rrëmben atë dhe e sjell në shtëpinë e tij. Nëna e Aldos, Rajmonda zbulon se vajza kishte qenë njëherë e fejuar dhe ka dalë kundër kësaj lidhje. Ajo nuk pranon këtë lidhje dhe është kundër kurorëzimit të tyre. Madje ajo i ka nxjerrë nga banesa por dy të rinjtë vazhdojnë të qëndrojnë bashkë. Aldo tregon se konfliktin me nënën e tij i datojnë më herët pasi ai nuk ka qënë kurrë dakort me lidhjet jashtëmartesore që nëna e tij krijonte. Për tu hakmarrë nëna e ka denoncuar në polici duke e akuzuar për dhunë. Skandali shkon deri në atë pikë që Rajmonda sipas të birit, vetëvritet dhe shenjat në trup i shet si dhunë ndaj djalit.
Vetëm para pak ditëve, Aldo është arrestuar nga policia me akuzën e dhunës në familje dhe është lënë i lirë më pas, ndërsa nëna vazhdon të jetë me urdhër mbrojtje.
Dy prindërit e Aldos janë të divorcuar që në vitin 2009 dhe pse jetojnë në një banesë. Jeta e tij është kthyer në një ferr siç e përshkruan dhe ai vetë. Është i gatshëm të bëjë gjithçka vetëm të ruajë lidhjen që ka nisur.
“Dua të krijoj një familje, të jem i rregullt dhe jo shembuyll i prindërve”, thotë ai.

Nëna: Do të më shohë në arkivol
Por nëna e tij mohon gjithçka dhe ndërhyn në studio me telefon.
Rajmonda Shaqiri, nëna e Aldos në një komunikim live në emisionin “Me zemër të hapur” në News 24 thotë se djali i tij është i dhunshëm, njësoj si ish-bashkëshorti i saj, me të cilin ka 10 vite e divorcuar.
“Aldo ka sot e kaq vjet që më dhunon mua. Nuk është e vërtetë që s’më ka dhunuar, unë kam urdhër mbrojtje. Kam lanë burrin vetëm për dajakun, ai i ka ngjarë të atit të vetë. Kam 10 vjet që jam ndarë nga burri, prapë vazhdon im bir e më dhunon. Ai rri pa punë, s’ka punuar një ditë për nënën e vetë. Zihet me mua se i bërtas, i them s’mbahet shtëpia me punë të zeza, punën e nënës. Zihemi, grihemi se çdo gjë në shtëpi ai më vjedh”, thotë Rajmonda.
E sa për lidhjen e dashurisë me Emanuelën, Rajmonda thotë se nuk ka qenë kundër.
“Unë nuk dija gjë fare që ka dash një gocë. Ai ka vetëm 1 javë që e ka njohur, nuk njihet për një javë goca, por prapë është puna e tij. Sa për dhunën të sjell unë foto e kam trupin me shenja. Ai do të më shohë në arkivol të vdekur”, thotë e ëma.

Djali: Ti fut burra të tjerë në shtëpi moj…
Fjalët e Rajmonda Shaqirit në një lidhje telefonike në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News 24 kanë sjellë reagimin e Aldos, djalit 25-vjeçar të saj, i cili e akuzoi më herët se po i prishte lidhjen e dashurisë.
“Është duke mashtruar. Para disa ditësh e ka marrë një nga gazetarët në telefon i ka thënë historinë, por ajo do të më fusë mua brenda dhe të jetë e lirë pastaj, ngaqë ka dikë tjetër. S’jam kundër lidhjes po ajo e sjell atë tjetrin në shtëpi, është zënë me vëllanë për këtë çështje”, tha Aldo në studio.
E ëma ka reaguar e revoltuar pas dëshmisë së tij, duke i thënë…
“Të kesh turp për ta që thua. Si mund ta bëj këtë gjë kur në shtëpi kam edhe ish-burrin”.
Konflikti mes tyre ka mbetur i hapur, pasi nëna nuk e pranon më të birin në shtëpi. Prej dy ditësh ai dhe vajza që do kanë mbetur rrugëve, pa një strehë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY