Gafa e Prokurorisë: Baba Takut të mos i hiqet mandati… – Por...

Gafa e Prokurorisë: Baba Takut të mos i hiqet mandati… – Por “harron” se ai nuk është më deputet

320
0
Shares
Rovena Gashi

Ka kohë që në politikën shqiptare nuk flitet më për “dekriminalizimin”, megjithëse shumë nga të përfolurit si kriminelë janë ende kryetarë bashkie dhe disa prej tyre deputetë. Shumë muaj më parë, kur “dekriminalizimi” ishte temë dite (helbete po afronte fushata), KQZ-ja i kërkoi prokurorisë verifikimin e mjaft figurave publike. Ndonjë prej tyre u penalizua, si Armando Prenga që ju hoq mandati, ndërsa disa të tjerë si Tërmet Peçi e Adriatik Zotkaj u mbrojtën politikisht, megjithëse prokuroria kërkoi largimin e tyre nga detyra.
Një nga të verifikuarit ishte edhe Spartak Braho. Prokurorja Rovena Gashi ka firmosur javën e kaluar dokumentin ku e nxjerr ish-deputetin e PS si “të pafajshëm”. Që do të thotë: pavarësisht se ai rezulton i dënuar me gjobë për shpifje, nuk duhet t’i hiqet mandati.
Këtë përfundim verifikimi, prokurorja Rovena Gashi ja ka nisur Kuvendit dhe KQZ-së. Ndoshta “harron” se Spartak Braho nuk është më deputet dhe sido që të ishte rezultati i këtij verifikimi, ai s’do ti hynte askujt në punë. Megjithatë, drejtësia është dhe procedurë dhe prokuroria me procedurën është në rregull. Fundja, kur të gjithë bëjnë politikë me dekriminalizimin, pse të mos bëjë edhe prokuroria? GSH.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY