EMRAT/ Korçë, prangosen dy vëllezër, plagosën dhe grabitën dy persona

EMRAT/ Korçë, prangosen dy vëllezër, plagosën dhe grabitën dy persona

83
0
Shares
Foto Ilustruese

Policia e Korçës ka ndaluar dy vëllezër në kërkim për veprat penale: “Vjedhja me dhunë” dhe “Plagosja e lehtë me dashje” të kryera në bashkëpunim mes tyre.
Sipas Policisë Vendore, mësohet se në vijim të informacionit datë 28. 08. 2017, ju bëjmë me dije së specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë kapjen dhe ndalimin e dy personave të shpallur në kërkim:
Marius dhe Kristi Rapo, 21 dhe 19 vjeç, (vëllezër) të dy banues në Korçë.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë ka caktuar për këta shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Plagosja e lehtë me dashje” të kryera në bashkëpunim parashikuar nga nenet 139, 89 e 25 të Kodit Penal.
Ndalimi i tyre lidhet me ngjarjen e ndodhur më datë 27. 08. 2017, në një lokal në lagjen nr. 10 në Korçë, ku shtetasit e mësipërm janë konfliktuar për motive të dobëta me shtetasit G. K., 37 vjeç dhe K. K., 21 vjeç, të dy banues në fshatin Zvezdë, të cilëve për pasojë iu kanë shkaktuar plagë të lehta në trup. Gjatë konfrontimit fizik të tyre, dy vëllezërit dyshohet se i kanë vjedhur dy varëse floriri dhe një orë dore, shtetasve G. K., dhe K. K.

Njoftimi i Policisë së Korçës, i datës 28. 08. 2017
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë, filluan procedimin penal si edhe bënë shpalljen në kërkim të shtetasve:
Sh. T., 41 vjeçe; M. R., 22 vjeç dhe K. R., 24 vjeç, të tre banues në Korçë.
Procedimi ndaj tyre filloi pasi më datë 27. 08. 2017, në një lokal në lagjen nr. 10 në Korçë, dyshohet se shtetasit e mësipërm janë konfliktuar për motive të dobëta me shtetasit G. K., 37 vjeç dhe K. K., 21 vjeç, të dy banues në fshatin Zvezdë, të cilët për pasojë kanë marrë plagë të lehta në trup. Gjatë konfliktit dyshohet se shtetasve G. K. dhe K. K., tre personat e lartpërmendur i kanë vjedhur dy varëse floriri dhe një orë dore. Nga ana e Policisë, po punohet për kapjen e autorëve të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY