DETAJE/ Lezhë, shkrumbohet nga zjarri makina e shoferit të kryebashkiakut

DETAJE/ Lezhë, shkrumbohet nga zjarri makina e shoferit të kryebashkiakut

128
1
Shares
Foto Ilustruese

Dy makina janë djegur gjatë natës midis të dielës e të hënës në lagjen “Besëlidhja” në Lezhë, ndërsa mësohet se njëra prej tyre ishte në përdorim nga shoferi i kryebashkiakut Fran Frrokaj.
Sipas Policisë, mësohet se bëhet fjalë për një “Mercedes” tip Fuoristradë “ML” me targë AA 400 JK në pronësi të Sh. P., dhe në përdorim nga F. F.

Njoftimi i plotë i Policisë së Lezhës
Më datë 25. 09. 2017, rreth orës 00:45, në Sallën Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë , ka ardhur një telefonatë se në lagjen “Besëlidhja” Lezhë, në parkingun e një pallati po digjen dy automjete. Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë dhe të zjarrfikëses të cilët kanë ndërhyre menjëherë duke fikur zjarrin.
Nga veprimet e para hetimore, rezulton se janë përfshirë nga flakët dy automjete të parkuara afër njëra ­ tjetrës , dhe konkretisht: Automjeti Mercedes Fuoristradë ML me targë AA 400 JK në pronësi të shtetases Sh. P. dhe në përdorim nga shtetasi F. F., si dhe mjeti Mercedes Benz me targë LE 7495 E në pronësi të shtetasit K. Ll.
Grupi hetimor po vijon kryerjen e veprimeve në vendngjarje. Janë marrë disa deklarime si dhe po bëhet këqyrja e kamerave përgjatë rrugës dhe në afërsi të vendit të ngjarjes me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Gjithashtu po bëhet vlerësimi i rastit nga eksperti piroteknik me qëllim përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

1 COMMENT

LEAVE A REPLY