Vrasja e gruas në Pogradec, babi i autorit tregon si e gjeti...

Vrasja e gruas në Pogradec, babi i autorit tregon si e gjeti të birin me sqepar në dorë

163
0
Shares

Një 49-vjeçar masakroi me thikë e sqepar gruan e tij pas një sherri të çastit në fshatin Blacë të Pogradecit. Çifti, i martuar prej rreth 18 vitesh, jetonte në shtëpinë e babait të autorit dhe ishin të pa punë.
Babai i Bashkim Mekollit, disa orë pas krimit, teksa ka folur për mediat, tha se çifti kishin pasur grindje prej kohësh.
“Prej kohësh vuante nga depresioni, prej shumë vitesh. Para dy muajsh, me rekomandimin e mjekut të fshatit vajti në Tiranë u vizitua. Donte të shtrohej, por nuk kishte kartë shëndeti dhe sigurime shoqërore. Mori barnat, i përdori për dy muaj.
Ai nuk jetonte me mua, unë jetoj vetëm dhe bashkëshortja më ka vdekur ka 14 vjet. Ai ishte në një shtëpi të braktisur andej, por prej një viti jetonte në shtëpinë time, i lëshova unë një dhomë, bashkë me të shoqen”.
Më tej babai i Mekolli u tha gazetarëve…
“I gërricur ka qenë gjithmonë, me depresion ka qenë gjithmonë”.
Babai i 49-vjeçari rrëfen edhe sesi e mori vesh krimin që kishte kryer i biri.
“Në mëngjes sa piva kafen dola në rrugë takova tim vëlla dhe vetëm kur erdhi nusja e nipit, hajdeni tha. Ai e kishte goditur me sqepar nga prapa. Kur erdha unë e gjeta me sqepar në dorë dhe thikën në dorë.
Në shtëpi nuk kishte asnjë njeri. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 8 gjysmë të mëngjesit”.
Ai zbuloi edhe gjendjen e vështirë ekonomike në të cilën jetonin autori dhe viktima.
“Jetonin vetëm me një asistencë dhe vetëm grindeshin. Vetëm me një asistencë jetonin, rreth 30 mijë lekë. Aktualisht e ndihmoja unë. Kur erdhi, e ndihmoja me pensionin tim, unë i ndihmoja me të ardhura.
Vetëm sherr e shamatë kishin, unë mendoj se ai ishte shumë me depresion, shumë agresiv, grindeshin gjithmonë. Nëse do të ishte shtruar dhe kuruar atje mund edhe të qetësohej. Nuk ishte shtruar në spital, vetëm se kurohej me ilaçe të depresionit“, rrëfen më tej babai i 49-vjeçarit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY