Tiranë, 44-vjeçari del nga burgu dhe mëson se gruaja me fëmijët janë...

Tiranë, 44-vjeçari del nga burgu dhe mëson se gruaja me fëmijët janë “arratisur”

202
0
Shares

Një 44-vjeçar ka denoncuar bashkëshorten e tij e cila është larguar nga banesa bashkë me fëmijët e tyre, pa adresë, gjatë kohës që ai ndodhej në burg.
Ai ishte dënuar për dhunë në familje, por mesa duket kur ka dalë nga qelia dhe ka shkuar në banesë, atë e ka gjetur të kyçur, dhe nuk ka mundur të krijojë kontakte as me gruan e as me fëmijët.
“Më datë 23. 09. 2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen L. T., vjeç 37, pasi dyshohet se gjatë kohës që bashkëshorti G. T., vjeç 44, ka qenë duke vuajtur dënimin në IEVP Rrogozhinë, për veprën penale ‘Dhuna në familje”, L. T., është larguar nga banesa bashkë me fëmijët pa adresë. Punohet për gjetjen e tyre. Neni 127 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e Policisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY