RRËFIMI/ Nëna e trafikuar që u detyrua të braktisë vajzën: Ndenja 2...

RRËFIMI/ Nëna e trafikuar që u detyrua të braktisë vajzën: Ndenja 2 muaj e lidhur me pranga

206
0
Shares

Këtë të diel në rubrikën “Shihemi në Gjyq” tek “E Diela Shqiptare” një grua e rrëmbyer për t’u trafikuar për organe dhe më pas e shitur tek një familje kurde në Greqi, ka treguar historinë e saj të jashtëzakonshme, vuajtjet dhe se si u rikthye në 2014-ën për të kërkuar vajzën që u detyrua ta braktiste në vitin 1991.

Unë quhem Eglantina Mbreshtani, banuese dhe nënshtetase suedeze, jetoj në Suedi që prej vitit 1995 e deri më sot. Kam lindur në Leskovik të Ersekës.  Prindërit e mi janë ndarë dhe kanë krijuar familjet e tyre, unë kam ardhur sot këtu për një çështje që nuk është publikuar ndonjëherë… Kur unë isha 14-vjeçe, babai im më ka martuar pa dëshirën time në Kodras të Ersekës. Nga kjo martesë unë linda një vajzë. Në vitin 1991 unë u detyrova ta braktisja vajzën në spital dhe shkova tek mamaja ime se doja që të qetësohej gjendja. Gjatë asaj martese unë kam pasur dhunë psikologjike dhe fizike.

Më tej, Egalantina tregoi se si ishte detyruar të braktiste të bijën në vitin 1991 dhe se nuk e ka parë më deri në vitin 2014, kur edhe është rikthyer për ta kërkuar.

Kur unë e braktisa vajzën, në tetor të vitit 1991, në qytetin e Patosit unë kam qenë e trafikuar për organe. Më kanë marrë peng dhe kam ndenjur dy muaj në një karrige, duar dhe këmbë. Ky është motivi që unë e kam lënë vajzën. Dy muaj kam qenë me pranga në Patos. Në shkurt të vitit 1993, mua më shesin tek një familje irakiane në Greqi. Ne ishim katër vajza, njëra jeton shumë larg sot, ndërsa dy të tjerat janë të vdekura, i kanë marrë i kanë çuar në Itali dhe jua kanë marrë organet. Unë për fat të mirë, pësova një temperaturë të lartë dhe thanë se nuk mund ta çojmë në Itali për trafikim organesh.

Teksa kujton rrëmbimin e saj Eglantina thotë: “Unë ndenja tek mamaja dhe ndenja 3 muaj. Vjen tezja bashkë me të shoqin dhe më nxjerrin nga shtëpia në 11 e gjysmë të natës. Mami jeton në Suk të Fierit, aty është një kanal, siç kam kaluar kanalin, vjen një makinë fugon dhe më dalin dy persona dhe më lidhin sytë dhe këmbët dhe më hedhën në makinë. Pastaj e kam marrë vesh se tezja dhe burri i tezes kanë qenë bashkëpunëtorë.”

Ajo tha se deri në vitin 2009, ajo nuk ka ardhur në Shqipëri sepse kishte ndërruar emrin, pasi kur ishte martuar me kurdin kisthe marrë emrin Bahar Temer.

Trafikantët më shitën tek një familje kurde në Greqi, ku mora emrin Bahar Temer“, tha ajo duke shtuar se në Greqi ka qenë e martuar nga viti 1992 në vitin 1995, ku edhe është dhunuar fizikisht nga ish-bashkëshorti kurd, i cili më vonë nuk ka pranuar t’i japë as divorcin.

Eglantina tha se që në vitin 1995 është njohur me një shqiptar të Kosovës dhe ka dy djem me të, porse shprehet se nuk do të gjejë qetësi pa marrë kujdestarinë e vajzës së saj me aftësi të kufizuara, të cilën u detyrua ta braktiste në vitin 1991.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY