DËSHMIA/ Shkodër, vrau nipin, xhaxhai ia hedh “fajin” pijes: Isha i dehur

DËSHMIA/ Shkodër, vrau nipin, xhaxhai ia hedh “fajin” pijes: Isha i dehur

124
0
Shares

Pas ngjarjes së rëndë të pasdites së djeshme në Shkodër, ku xhaxhi ka vrarë nipin, autori i krimit, 62- vjeçari Bujar Kuçi ka folur për herë të parë për ngjarjen e rëndë.
“Kam qenë në gjendje të dehur dhe nuk mbaj mend asgjë çfarë ka ndodhur”, këto kanë qenë fjalët e vetme që 62-vjeçari ka thënë në policinë e Shkodrës, ku ka pranuar edhe autorësinë e krimit.
Bujar Kuçi pas një konflikti të çastit me nipin e tij, Mirsad Kuçi, e ka qëlluar këtë të fundit me thikë pas shpine.
Sipas asaj Policisë së Shkodrës, nipi dhe xhaxhai i tij kishin konflikte të herë pas hershme me njëri- tjetrin për shkak të ndarjes së pronësisë së oborrit, të cilin nuk arrini ta ndanin me mirëkuptim sipërfaqen e tokës.
Mirëpo situata është agravuar edhe më tepër ditën e djeshme, kur qeni i viktimës kishte hyrë në pjesën e oborrit të shtetasit Bujar Kuçi, dhe kishte ndyer aty.
Kjo ka bërë që 62-vjeçari të nxehet dhe ka marrë një thikë në shtëpinë e tij, duke dalë në rrugët e Shkodrës për të gjetur nipin e tij. Mirsad Kuçi, ndodhej pranë teatrit të Shkodrës, ku është shkëmbyer me xhaxhanë e tij.
Ky e ka qëlluar me thikë në shpinë duke i shkaktuar plagë të cilave 33-vjeçari nuk ka mundur t’u mbijetojë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY