Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Vrau burrin, Mirela tenton t’i japë fund jetës në burg

22/09/2017
Vrau burrin, Mirela tenton t’i japë fund jetës në burg
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një e dënuar ka tentuar t’i japë fund jetës, duke u vetëhelmuar. Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur ditën e martë, më 19 shtator, në tualetet e Burgut 325 te rruga “Idriz Dollaku”. Mirela Buzalli, 38 vjeçe, nënë e tre fëmijëve, ka tentuar të vetëvritet duke konsumuar një sasi të konsiderueshme klori në mjediset e brendshme të burgut. Menjëherë pas aktit, ajo është dërguar në spital dhe pas marrjes së kujdesit të nevojshëm, është dërguar sërish në qeli jashtë rrezikut për jetën. Mirela Buzalli është dënuar me 16 vjet burg për vrasjen e bashkëshortit të saj, Shkëlzen Buzalli. Ngjarja ka ndodhur në korrik të vitit 2016 në Barbullush të Shkodrës. Gruaja e vrau bashkëshortin teksa ai po flinte, duke e goditur disa herë me sëpatë. Krimi është kryer në të njëjtën dhomë ku po flinte edhe fëmija më i madh i familjes Buzalli, djali 12-vjeçar. Fëmija ka bërë edhe një rrëfim rrëqethës në prani të psikologes, kur kishte parë të ëmën me sëpatë, pas krimit makabër. Në dëshminë e parë në atë kohë në Polici, Mirela Buzalli pati deklaruar se bashkëshorti i kishte nxirë jetën dhe se e dhunonte edhe në sytë e fëmijëve të mitur. Buzalli tregoi se ajo kishte pritur deri sa bashkëshortin dhe fëmijët t’i zinte gjumi dhe më pas kreu vrasjen me sëpatë.

“Ai më kapte prej flokësh dhe më rrëzonte në tokë. Në disa raste të tjera më ka goditur në sytë të fëmijëve”,- deklaronte Buzalli në Polici pas krimit, duke justifikuar në njëfarë mënyrë krimin në familje. Ajo madje ka thënë se nuk i kishte shkuar nëpër mend ta denonconte dhunën e bashkëshortit në Polici, pasi nuk donte që problemet familjarë të merreshin vesh nga fqinjët. Në dëshmitë e mëvonshme në gjykatë, para se të dënohej, Mirela ka fajësuar edhe vjehrrën për marrëdhëniet e acaruara me bashkëshortin. Ajo pati thënë në atë kohë në gjykatë se vjehrra nuk e donte për shkak se i përkiste një besim fetar tjetër nga ai i bashkëshortit. “Nuk më ka dashur asnjëherë. Gjithmonë ka nxitur konflikte. Kishim kohë që flinim në shtretër të ndarë në dhomë”, pati thënë Buzalli para trupës gjykuese. Përkundër pendesës së saj për krimin, ajo u dënua nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 16 vjet burgim për krimin që tronditi Shkodrën.

Tags: burgMirelaVeteflijim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
Apeli i Posaçëm lë në burg Jorgo Goron

Apeli lë në fuqi vitet e burgut për Jorgo Goron e Himarës

25/03/2026
Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj Irena Gjokës, nuk merr parasysh as faktin se ajo caktoi avokat për çështjen në Greqi

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.