Pas mbledhjes së mbrëmshme të kryesisë ë PD-së, përpos çfarë u tha brenda saj dhe nga kush, një debat “periferik” zhvillohet paralelisht.
Ky debati tjetër, ka të bëjë me mënyrën e regjistrimit të pjesëve të debatit të mbledhjes së mbrëmshme, dhe “shitjes” së tyre te një portal.
“Përgjimet në mbledhjen e kryesisë së PD… Kush lind nga macja, gjuan për minj… Ngelën me vegla (hafijesh) nëpër duar…”.
Ky është një reagim i gazetarit Basir Çollaku.
Megjithëse gazetari nuk e thotë me emër, “gishti” bie mbi anëtaren e kryesisë Valbona Mezini, si “hafije” e “regjistrimit” dhe “shitjes” së debateve në mbledhjen e mbrëmshme.
Teknologjia ta jep sot këtë mundësi. Mjafton një celular “i ndezur” dhe “e ke në tepsi” gjithë mbledhjen e kryesisë së PD-së.
Por, teknologjia, shumë e përparuar, edhe të dekonspiron, “të identifikon” dhe të denoncon edhe për “pandershmëri”.
Nisur nga “cilësia” e regjistrimit, publikuar nga portali Syri.net, nuk ka nevojë për një vesh “të stërvitur” që të kuptosh, se celulari i Vabona Mezinit, afërmendsh, i ndodhur shumë pranë saj, i ka “rezervuar” asaj një cilësi zëri më të mirë e më të pastër. Ndërsa zërat e tjerë “debatues”, dukshëm “periferikë”, bien në sy për cilësi dhe pastërti zëri disi më të dobët, pasi artikuluesit e tyre kanë qenë disi më larg celularit të Valbona Mezinit. DRONI.al
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/