Operacioni Policisë në Elbasan dhe pyetja e gazetarit: Pse ruhet me forca...

Operacioni Policisë në Elbasan dhe pyetja e gazetarit: Pse ruhet me forca speciale kryetari i bashkisë

358
0
Shares
Edi Rama gjate perurimit te tregut te Elbasanit

Edhe pse i larguar nga Shqipëria, gazetari i kronikës së zezë, Flamur Vezaj sërish nuk qëndron larg zhvillimeve.
Duke komentuar operacionin në Elbasan, ai bën një pyetje që thotë se nuk ka marrë asnjëherë përgjigje:
Pse ruhet nga forcat speciale kryebashkiaku i këtij qytetit.
Ja çfarë shkruan Flamur Vezaj

Operacioni “xhiroja e fundit” me Elbasan!

Flamur Vezaj

Sa keq me vjen për Gjegj Oshafin dhe shefin e tij Arben Dashin që drejtojnë policinë në këtë kohe në Elbasan. Për shkak se krimineleve në atë qark POLITIKA i ka dhënë pushtet!
Shpesh kemi dëgjuar, kryesisht nga opozita se dhëndëri i kreut të Bashkisë është person me precedent të rrezikshëm kriminal!
Kjo thuhet edhe ne dosjen e tij personale që policia e disponon! Për këtë fakt dhe shumë të tjera, edhe vjehrrit te tij (kreut te Bashkise) POLITIKA me ndihmën e POLICISE i ka vënë mbrojtje shtesë 24 orë me efektivë të Forcave speciale të Policisë! Nëse nuk do ishte i lidhur me krimin apo i rrezikuar nga kriminelet pse duhet të ruhet një kryetar Bashkie, kush e ka kërcënuar??!
Këtë përgjigje nuk e kam marrë asnjëherë nga Policia apo edhe Prokuroria… nën zë të gjithë e pranojnë se “kreu i Bashkisë së Elbasanit ruhet për shkak te problemeve të dhëndrit”…..
Nuk është vetëm ky problemi ne Elbasan, janë vrasjet që po vazhdojnë të terrorizojnë këtë qytet. Si masakra e pazbuluar ndaj familjes Çapja, atentatet e ndryshme mes qytetit dhe te gjitha pa autor se Policia nuk është në gjendje, kjo fal edhe ndërhyrjes së POLITIKES, të provoi e zbuloi autoret!
Gjithashtu, dihet tashme prej vitesh se Elbasani është bërë si qendër e grumbullimit dhe përpunimit të drogave të forta që hyjnë nga Maqedonia dhe Greqia e me pas që përfundojnë në vendet e BE-së. Kjo për faktin se disa “biznesmenë” të këtij qyteti (që njihen nga vendasit) kanë ngritur prej vitesh rrjetin e trafikut të drogave të forta në Itali e Holandë e që vazhdojnë të punojnë të pashqetësuar nga Policia (që i di emrat)!
Për ta mbyllur, i kthehem përsëri POLITIKES, se është kjo e fundit, që ka lejuar përsëri që në Parlament të hyjnë deputetë të kësaj zone me të kaluar të errët kriminale dhe që i japin mbështetje të forte krimit që të lulëzojë jo vetëm në qytetin e Elbasanit!
Kështu që BOLL bëtë SHOW me fakira!
#Operacioni_vazhdon_në_Vlorë#

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY