Policia “pushton” Elbasanin, flet gazetari investigativ: Është vetëm fillimi, ja çdo ndodh...

Policia “pushton” Elbasanin, flet gazetari investigativ: Është vetëm fillimi, ja çdo ndodh ditët në vazhdim

381
0
Shares

Pasi dha dje alarmin për situatën e krijuar në Elbasan, ku dëshmoi se krimi në këtë qytet po merr gjithnjë e më shumë terren, gazetari investigativ Artan Hoxha jep një tjetër paralajmërim.
Në një lidhje telefonike për TV “News24”, Hoxha raportoi lidhur me operacionin që ndërmori sot Drejtoria e Policisë së Shtetit, ku morën pjesë Forcat Speciale RENEA dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejt, duke bërë të mundur kështu arrestimin edhe të disa personave me precedentë penale, të cilët dyshohet të jenë pjesë e trafikut të drogës.
Mes të tjerash Hoxha tha se ky operacion është vetëm fillimi, pasi pritet të ketë të tjera arrestime.
Po ashtu ai theksoi se ky qytet ngelet problematik sa i takon rrjetet të trafikut të drogës, si dhe për vrasjet që kanë ndodhur kohët e fundit, ku si motiv kanë këtë veprimtari.
“Drejtoria e Policisë së Shtetit sot është nisur drejt Elbasanit për aksion, ku morën pjesë RENA, Forcat Operacionale dhe FNSH, në mënyrë që të ketë goditje të menjëhershme dhe në një skenë, duke marrë shkas nga situata që është krijuar këto dy vitet e fundit në këtë qytet.
Është kërkuar një koordinim me Prokurorinë e Krimeve të Rendë dhe me grupe të posaçme, për të koordinuar veprimet në mënyrë që të ketë veprime intensive për të kontrolluar grupet kriminale të organizuara.
Kanë ndodhur një seri vrasjesh në Elbasan këto kohë. Ndryshimi i grupit që kontrollon botën e errët në Elbasan, çoi në një situatë problematike këtë kohë për policinë, pasi punonjës policie janë sulmuar publikisht. Mendohet që policia e Elbasanit të mbështet edhe nga Forcat Speciale, meqë është edhe afër kryeqytetit. Ky është vetëm fillimi, pasi pritet që në ditët në fillim të ketë operacion tjetër dhe arrestime”, tha gazetari Artan Hoxha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY