Përplasi me makinë 14 vjeçarin dhe u largua nga vendngjarja, Kejvin Bliu...

Përplasi me makinë 14 vjeçarin dhe u largua nga vendngjarja, Kejvin Bliu lihet i lirë

275
0
Shares

Gjykata e Tiranës ka lënë të lirë 19 vjeçarin Kejvin Bliu i cili përplasi me makinë një 14 vjeçar dhe u largua nga vendngjarja. Gjykata e Tiranës ka vendosur masën “detyrim paraqitje” për Bliun.

Ngjarja:

Kejvin Bliu, 19 vjeç, banues në Tiranë ditën e hënë rreth orës 11:00, në bulevardin “Gjergj Fishta”, duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka përplasur motorin tip “Piaggo” me drejtues shtetasin e mitur me iniciale A. B., 14 vjeç dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, ku më pas është ndaluar dhe arrestuar nga shërbimet e policisë rrugore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY