EMRI & FOTO/ Vrau burrin në gjumë, gruaja tenton vetëvrasjen në tualetin...

EMRI & FOTO/ Vrau burrin në gjumë, gruaja tenton vetëvrasjen në tualetin e burgut

179
0
Shares

Një e dënuar në të ashtuquajturin “Burgu i grave” në Tiranë ka tentuar t’i japë fund jetës, duke u vetëhelmuar. Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur ditën e martë, më 19 shtator, në tualetet e Burgut 325 te rruga “Idriz Dollaku”, shkruan “Panorama”.
Mirela Buzalli, 38 vjeçe, nënë e tre fëmijëve, ka tentuar të vetëvritet duke konsumuar një sasi të konsiderueshme klori në mjediset e brendshme të burgut. Menjëherë pas aktit, ajo është dërguar në spital dhe pas marrjes së kujdesit të nevojshëm, është dërguar sërish në qeli jashtë rrezikut për jetën.
Mirela Buzalli është dënuar me 16 vjet burg për vrasjen e bashkëshortit të saj, Shkëlzen Buzalli.
Ngjarja ka ndodhur në korrik të vitit 2016 në Barbullush të Shkodrës. Gruaja e vrau bashkëshortin teksa ai po flinte, duke e goditur disa herë me sëpatë. Krimi është kryer në të njëjtën dhomë ku po flinte edhe fëmija më i madh i familjes Buzalli, djali 12-vjeçar.
Fëmija ka bërë edhe një rrëfim rrëqethës në prani të psikologes, kur kishte parë të ëmën me sëpatë, pas krimit makabër. Në dëshminë e parë në atë kohë në Polici, Mirela Buzalli pati deklaruar se bashkëshorti i kishte nxirë jetën dhe se e dhunonte edhe në sytë e fëmijëve të mitur.
Buzalli tregoi se ajo kishte pritur deri sa bashkëshortin dhe fëmijët t’i zinte gjumi dhe më pas kreu vrasjen me sëpatë.
“Ai më kapte prej flokësh dhe më rrëzonte në tokë. Në disa raste të tjera më ka goditur në sytë të fëmijëve”, deklaronte Buzalli në Polici pas krimit, duke justifikuar në njëfarë mënyrë krimin në familje.
Ajo madje ka thënë se nuk i kishte shkuar nëpër mend ta denonconte dhunën e bashkëshortit në Polici, pasi nuk donte që problemet familjarë të merreshin vesh nga fqinjët. Në dëshmitë e mëvonshme në gjykatë, para se të dënohej, Mirela ka fajësuar edhe vjehrrën për marrëdhëniet e acaruara me bashkëshortin.
Ajo pati thënë në atë kohë në gjykatë se vjehrra nuk e donte për shkak se i përkiste një besim fetar tjetër nga ai i bashkëshortit.
“Nuk më ka dashur asnjëherë. Gjithmonë ka nxitur konflikte. Kishim kohë që flinim në shtretër të ndarë në dhomë”, pati thënë Buzalli para trupës gjykuese.
Përkundër pendesës së saj për krimin, ajo u dënua nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 16 vjet burgim për krimin që tronditi Shkodrën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY