DRAFTI / Qentë e racës “në “listën e zezë”, do të regjistrohen...

DRAFTI / Qentë e racës “në “listën e zezë”, do të regjistrohen si armë

250
0
Shares

Nuk kanë qenë të pakta ngjarjet kur qen të rrezikshëm kanë sulmuar qytetarët. Në shumë raste qentë lëvizin në ambiente publike pa maska, apo qafore mbrojtëse. Disa raca janë në listën e zezë të qenve të konsideruar agresivë e të rrezikshëm. Madje në disa vende diskutohet që ata të mos lejohet të mbahen në familje dhe në ambiente publike.
Një bazë e re ligjore po përgatitet nga Drejtoria Veterinare në Ministrinë e Bujqësisë. Parashikohet që 10 racat agresive të rrezikshme të qenve, të matrikulohen me çip dhe të pajisen me pasaporta të veçanta.
Drejtori i Drejtorisë Veterinare Edi Ferko tha për Neës24 se drafti i ri parashikon që pronarët duhet t’i regjistrojnë kafshët aty ku regjistrohen armët. Ferko tha se do të ketë sanksione të rrepta dhe penalitete për pronarët e qenve që nuk zbatojnë ligjin.
Ngjarja makabre ku një vogëlushe u sulmua nga qentë pitbull të familjes tronditi jo pak opinion publik dhe ngriti shumë pikëpyetje për shkakun pse ndodhi.
Dhëmbët e këtyre dy pitbullëve i morën jetën tragjikisht vogëlushes shqiptare, Viktoria në kopshtin e familjes së saj në Flero të shtetit fqinj të dielën e kaluar. Specialistët hodhën dyshime se Viktoria u ngacmoi ushqimin, prandaj u sulmua fatalisht deri në vdekje. Krahët e gjyshit nuk e mbrojtën dot vajzën nga pitbullët e pamëshirshëm. U desh breshëria e plumbave të karabinierëve që pitbullët të ndalonin sulmin.
“Pitbulli në familje është një roje i fëmijëve. Mund të qëndrojnë pa frikë pa prindërit, qeni nuk është i rrezikshëm për fëmijën. Vajza ka prekur diçka, vajza ka ngacmuar ushqimin por me siguri e kanë shfaqur më parë agresivitetin dhe ky ka qenë fatal”.
Fqinjët e familjes shqiptare në Itali thanë për median se dy qentë kishin shfaqur edhe më herët shenja agresiviteti ndaj tyre dhe qenve në lagje por prindërit e vajzës nuk kishin marrë asnjë masë.
Sipas veterinerit në spitalin veterinar ndërkombëtar të Tiranës, Pitbulli njihet si qen luftarak dhe konsiderohet një ndër racat më të rrezikshme me karakter dominant. Kushdo sipas veterinerit duhet të jetë i përgjegjshëm për kujdesin që duhet të tregojë nëse mban qen pitbull dhe duhet të dije disa rregulla. Fatkeqësisht këto rregulla nuk njihen nga të gjithë. Por çfarë duhet të bëjnë prindërit nëse qeni shfaq shenja agresiviteti ndaj fëmijëve apo familjarëve?
“Mirë është që të kontaktojnë me njerëz specifik. Sulmet janë shumë të rralla nga pitbullët në familje”
Ekspertët në botë bien dakord se fëmijët që janë nën moshën e fillimit të shkollës në asnjë mënyrë nuk duhen lënë vetëm me qenin. Nëse qeni apo fëmija kanë sjellje të rrëmbyera dhe agresive atëherë kujdesi dhe vigjilenca e prindërve duhet të jenë maksimale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY