Një adoleshente është gjetur e varur në litar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur ne Kukës. Sipas policisë së Kukesit adoleshentja me iniciale A.H ka qenë shpallur në kërkim për largim nga banesa, pasi më datë 2.09.2017, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Kukës, babai, B.H, i cili ka denoncuar largimin e saj nga banesa. Por, pas gjetjes së trupit, mbi vajzën u krye ekspertiza mjeko-ligjore, e cila konstatoi se në trup nuk ka shenja dhune si dhe dyshohet se është vetvarur. Ndërkohë po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Materialet për veprime të mëtejshme do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/