Pas tragjedisë së rëndë që tronditi Durrësin e mbarë opinionin publik, kur tre fëmijë të vegjël 3-vjeç u asfiksuan nga zjarri që shkaktuan në banesë pasi luanin me shkrepse, u mësua edhe një detaj shokues për nënën, 30-vjeçaren Migena Konçi.
Ajo i kishte kyçur të vegjlit brenda banesës, e bashkë me dy vajzat më të mëdha në moshë kish shkuar tek nëna e saj për vizitë.
Ndërsa nuk dihet ende nëse policia do ngrejë akuzë për pakujdesi për 30-vjeçaren Migena Konçi, zbulohen edhe fotot e trinjakëve.
Vetë nëna i ka postuar më herët fotot e tyre në profilin e saj në Facebook ku i quan “dashuri e trefishtë”.
Ngjarja
Ngjarja e rëndë ndodhi sot rreth orës 17:30 në Romanat në banesën private të shtetasit Gëzim Konçi. Fatkeqësisht brenda banesës ku ra zjarr kanë qenë vetëm 3 fëmijë të mitur, trinjakë të moshës 3 vjeç, të cilët kanë ndërruar jetë. Brenda banesës s’ka pasur asnjë nga prindërit, ndërsa dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga loja me shkrepse e të vegjëlve.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/