Tepsia e qeverisë, DAP njofton zyrtarisht punonjësit për shkurtimet dhe transferimet

Tepsia e qeverisë, DAP njofton zyrtarisht punonjësit për shkurtimet dhe transferimet

191
0
Shares

Nis zyrtarisht reformimi i Administratës Publike pas ndryshime të bëra si pasojë e shkurtimit të ministrive dhe drejtorive.
Me anë të një shkrese zyrtare Drejtoresha e Departamentit të Administratës Publike Albana Koçiu, ka njoftuar të gjithë punonjësit se për shkak të ndryshimeve në kabinetin qeveritar, do të ketë transferime dhe shkurtime në struktura të ndryshme të ministrive që tashmë janë shkrirë.
Sipas DAP çdo transferim apo shkurtim i vendeve të punës do të bëhet duke zbatuar ligjin “Për Nëpunësin Civil”.
Në letrën e dërguar punonjësve kërkohet që të dorëzohet çdo dokumentacion në lidhje me edukimin, kualifikimin, masat disiplinore, përvojën e punës dhe vlerësimet.
Këto të dhëna do të përdoren si dokumentacion i domosdoshëm për të vendosur mbi ecurinë e marrëdhënies së punës. Por pavarësisht kësaj shkrese ende në nuk ka pasur asnjë lëvizjeve të punonjësve. Gjithçka pritet të bëhet konkrete në momentin që do të miratohen strukturat e reja të ministrive dhe agjencive nga këshilli i ministrave.
Ndërkohë që shkresa e drejtuar punonjësve ka efekt njoftimi pasi ligjit është detyrim njoftimi me shkrim i çdo nëpunësi për transferime apo shkurtime të paktën një muaj përpara fillimit të efekteve të strukturave të reja.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY