TABELAT/ Tirana, qyteti ku ndodhin më shumë aksidente në Shqipëri

TABELAT/ Tirana, qyteti ku ndodhin më shumë aksidente në Shqipëri

485
0
Shares

INSTAT ka publikuar raportin sipas të cilit në krahasim me Gusht 2016, numri i aksidenteve është rritur me 8,6 %.
Në muajin Gusht 2017 numërohen 215 aksidente rrugore nga 198 aksidente të ndodhur në Gusht 2016.
Numri më i lartë i aksidenteve është kryer nga grup mosha 25 – 35 vjeç, duke zënë 25,6 % të numrit të aksidenteve rrugore.
Numri i të aksidentuarve është 292 persona nga 294 që ishte një vit më parë.

Shkaqet
Ndërkohë që shkaku kryesor i aksidenteve është sjellja e pakujdesshme e drejtuesve të mjeteve.
Sipas INSTAT në 8-mujorin 2017, aksidentet rrugore të cilat kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit zënë 80,7 % të rasteve në total.
Për sa i përket personave të plagosur në aksidente krahasuar me mesataren e personave të plagosur gjatë vitit 2016, ky numër është rritur me 29,1.
Numri i personave të plagosur gjatë muajit Gusht 2017 është 270 nga 269 persona të plagosur në Gusht 2016.
Në Gusht 2017, numri i të aksidentuarve për 100.000 banorë ishte afërsisht 9 persona.
Shtimi i aksidenteve gjatë muajve të verës lidhet me trafikun e rënduar që krijohet në akset kryesore rrugore.
Ekspertët kërkojnë që të merren masa dhe të studiohen lëvizjet e automjeteve në mënyrë që të shmangen mbingarkesat në disa rrugë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY