PROTESTA E SHKOZËS/ U premtoi zgjidhje, qytetarët i kujtojnë deputetes Gjebrea: Terror,...

PROTESTA E SHKOZËS/ U premtoi zgjidhje, qytetarët i kujtojnë deputetes Gjebrea: Terror, si serbët në Kosovë gjatë luftës

183
0
Shares

Disa ditë më parë, deputetja Elona Gjebrea deklaroi se një grup ndërinstitucional është krijuar për të gjetur zgjidhje për shtëpitë e Shkozës. Por tek i njëjti status në rrjetet sociale ku deputetja shkruante se është maksimalisht e angazhuar për zgjidhjen e situatës me banorët e Shkozës, në lidhje me prishjen e banesave, edhe sot kanë komentuar qytetarë, të cilët i kërkojnë asaj të shkojë në Shkozë dhe të shohë se çfarë terrori po përjetojnë banorët.
“Shko sot të shikosh se çfarë terrori po përjetojnë votuesit tuaj. Tamam si serbët në Kosovë në vitet e luftës”.
Ndërsa një tjetër i shkruan…
“Duke menduar se shpresa vdes e fundit, të shkretët banorët e Shkozës, sot filluan të vdesin një nga një bashkë me shpresën”.
Policia ka zbarkuar këtë mëngjes në zonën e Shkozës, aty ku gati një javë më parë u përplas me banorët që kundërshtonin prishjen e banesave të tyre për të lejuar zbatimin e projektit të zgjerimit të rrugës, një projekt i ARRSH-së dhe Ministrisë së Transporteve.
Policia ndodhet në vendngjarje për të shmangur ndonjë revoltë të banorëve. Këta të fundit protestuan edhe para Ambasadës Amerikane, si dhe i dërguan letra selive kryesore diplomatike në vend.
Ndërsa pak ditë më parë ata u ulën këmbëkryq në rrugën tek ‘Ura e Shkozës’ dhe nuk lejuan qarkullimin e automjeteve për disa orë. Banorët shprehen se presin përgjigje nga shteti për dëmshpërblim, para se t’ju shemben shtëpitë e ndërtuara me mund e sakrificë.
Nga ky projekt pritet të preken të paktën 153 banesa. Mes tyre ka banesa të ndërtuara para viteve 90′, të tjera me leje të rregullta ndërtim, por edhe banesa që kanë qenë në proces legalizimi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY