Kryenin gjueti të paligjshme, dy persona shpallen në kërkim, policia u sekuestron...

Kryenin gjueti të paligjshme, dy persona shpallen në kërkim, policia u sekuestron mjetin

246
0
Shares

Në zbatim të planit të masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të gjuetisë së paligjshme dhe në zbatim të ligjit nr.61 2016 “Për shpalljen e moratoriumit të gjuetisë në Republikën e Shqipërisë”, Policia ka marrë informacion se në “Parkun Kombëtar” në fshatin Dragostunjë, dy shtetas kryenin gjueti të paligjshme.
Menjëherë në vendngjarje shkuan shërbimet e policisë në bashkëpunim me Inspektorët e Drejtorisë së zonave të mbrojtura. Personat sapo kanë parë policinë, kanë braktisur mjetin dhe janë larguar.
Policia ka bërë bllokimin e mjetit dhe ka identifikuar drejtuesin e saj dhe shtetasin tjetër te cilët do të ndëshkohen me masë administrative .
Shërbimet e policisë edhe në ditët në vijim do të vazhdojnë punën për zbatimin e ligjit nr.61 2016 “Për shpalljen e moratoriumittë gjuetisë në Republikën e Shqipërisë” dhe ndëshkimin e tyre me masë administrative.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY