FOTO & EMRI/ Elbasan, kush është biznesmeni i njohur që përplasi policinë...

FOTO & EMRI/ Elbasan, kush është biznesmeni i njohur që përplasi policinë me makinë të blinduar

1004
0
Shares
Edi Rama gjate perurimit te tregut te Elbasanit

Policia ka zbardhur ngjarjen e mbrëmshme në Elbasan dhe ka shpallur në kërkim nje biznesmen te njohur ne këtë qytet.
Pas arrestimeve te bera dhe sekuestrimit te makinave te blinduara, policia ka shpallur ne kerkim biznesmenin e njohur Petrit Çela, pronar i tregut agro-ushqimor në këtë qytet. Një natë më parë, makina në pronësi të tij, një Audi A8 e blinduar goditi makinën e policisë.
Nuk dihet nëse në drejtim të mjetit ka qenë vetë Cela apo i biri, Suel Çela. Burimet thanë se policia është goditur në shenjë revolte pasi janë sekuestruar makinat luksoze.
Gjate operacionit të mbrëmshëm policor në brendësi të tregut ushqimor janë sekuestruar 7 makina luksoze, 3 prej tyre të blinduara.

Veprimet e policisë
Policia ka arritur të ndalojë dy personat që gjenden në mjetin luksoz “Range Rover”, përkatësisht shoferin Kelmend Xhaferri dhe pasagjerin Ledio Zabeli. Po kështu është ndaluar edhe roja i tregut ushqimor.
Ngjarja po hetohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe me urdhër të saj janë prerë fletë-arrestet për personat e ndaluar…
1. Ledio Zabeli, 26 vjeç banues në Elbasan që ishte pasagjer në mjetin tip “Range Rover” me targa AA 040 OJ që drejtohej nga shtetasi Kelmend Xhaferri. Gjatë kontrollit të banesës iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi materiali bimor i dyshuar Cannabis Sativa. Ai akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve.
2. Kelmend Xhaferri, 35 vjeç banues në Elbasan. Gjatë kontrollit të banesës, të ushtruar nga efektivat e policisë grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: Një pushkë sportive pa leje. Ai akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.
3. Valmir Dedja, 44 vjeç banues në Elbasan, me detyrë roje i tregut Agro – Ushqimor. Ai ka kundërshtuar urdhrin e Punonjësit të Policisë duke mos lejuar hapjen e derës së tregut.

Hetimet për biznesmenin
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se makina tip “Audi” me targa AA 795 EP, e blinduar që goditi mjetin e policisë me targa MB 002 AA është në pronësi të biznesmenit të njohur në Elbasan, Petrit Çela. Policia thotë se e ka shpallur në kërkim dhe po punon për arrestimin e tij.
“Audi” i blinduar që goditi policinë është sekuestruar dhe ndodhet në komisariat.
Po kështu në tregun agro-ushqimor në pronësi të Çelës janë gjetur dhe sekuestruar 7 mjete luksoze, 3 prej tyre të blinduara. BW

Biznesmeni, Pellumb Cela

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY