Fleckenstein: Për Shqipërinë ende nuk ka një datë për çeljen e negociatave...

Fleckenstein: Për Shqipërinë ende nuk ka një datë për çeljen e negociatave me BE-në

114
0
Shares

Brukseli nuk ka kushte shtesë për Shqipërinë, por kërkon prej Tiranës zyrtare të vazhdojë në rrugën e reformave kyçe, kryesisht reformës në drejtësi.
“Nuk shoh ndonjë kusht shtesë. Kemi folur gjithnjë për zgjedhjet dhe 5 prioritetet kyçe dhe faktin se ato duhet të zbatohen. S’do ishte e drejtë të kishte kushte të tjera shtesë për çeljen e negociatave. Shqipëria do të vazhdojë rrugëtimin e saj në BE dhe në rrugën e reformave dhe që do të përqendrohet në disa fusha, për të bërë më të mirën e mundshme në fushën e krimit të organizuar, korrupsionin dhe për të vënë në zbatim reformën në drejtësi, që nuk është proces i lehtë por do vazhdojë në këtë rrugë. I jam mirënjohës edhe partnerëve për faktin se me ç’pashë ata janë në një opinion të përbashkët, sa i përket reformës zgjedhore, pavarësisht se cili do të jetë rezultati”, u shpreh knut Fleckenstein, raportuesi për Shqipërinë në PE.
Knut Flenckenstein u kujdes të theksojë se për Shqipërinë ende nuk ka një datë për çeljen e negociatave dhe se për këtë vendos vetëm Këshilli i Europës.
“Përgjegjës për çeljen e negociatave në Bruksel është Këshilli dhe jo Parlamenti Europian. Megjithëse dëshiroj t’ju konfirmoj që ne në PE do të vazhdojmë që të punojmë dhe inkurajojmë të gjithë aktorët, qofshin këta Komisioni Europian apo këshilli, në mënyrë që negociatat për Shqipërinë të çelen në gjysmën e parë të vitit që vjen. Në qoftë se Shqipëria vazhdon në rrugën e reformave, vendimi do merret në mars ndërkohë që të fillojnë çdo gjë në qershor. Megjithëse nuk është PE që e vendos, por është Këshilli dhe Shqipëria duhet të vazhdojë të punojë shumë siç ka bërë deri më tash dhe pastaj do diskutojmë gjërat e tjera deri sa Shqipëria të bëhet vend anëtar”, tha raportuesi për Shqipërinë në PE.
Fleckenstein tha se nuk preferon të flasë tani për kanabisin dhe për të bërë një vlerësim të situatës, do të presë raportin e kolegëve italiane, që kanë bërë kontroll nga ajri në të gjithë vendin.
Më herët gjatë ditës, Fleckenstein zhvilloi një tryezë të rrumbullakët me liderë të politikës në vend, për t’u njohur nga afër me situatën pas zgjedhjeve

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY