Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Basha pret Fleckenstein: Vetëm zgjedhjet e lira mund të kthejnë besimin e shqiptarëve

19/09/2017
Basha pret Fleckenstein: Vetëm zgjedhjet e lira mund të kthejnë besimin e shqiptarëve
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryetari i Partisë Demokratike priti në një takim Raporterin për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Eurodeputetin Knut Flekenstein. Ai ndau me të shqetësimet e aktualitetit politik dhe te situatës post-zgjedhore në Shqipëri.
Këto zgjedhje, tha Basha, treguan se kauzat tona për dekriminalizimin, kundër drogës, dhe për zgjedhje të lira dhe të ndershme janë kauzat më jetike sot për vendin.
Basha vuri në dukje faktin se tashmë janë edhe shtetet anëtare te BE, institucionet e BE, por edhe Europoli, që po evidentojnë me forcë problemin e kultivimit dhe trafiqeve të drogës në Shqipëri dhe rritjen e krimit të organizuar, jo vetëm në Shqipëri, por edhe ne vende te BE.
Ai theksoi se Partia Demokratike ka bërë një luftë të hapur ndaj kanabizimit të Shqipërisë për katër vitet e fundit, dhe situata nuk do të ishte e tillë sot, nëse do të kishte pasur më shumë vëmendje dhe qëndrime të qarta nga institucionet ndërkombëtare. Fatkeqësisht sot, raporte të tilla kanë nxitur diskutimin e regjimit të vizave për shqiptarët.
Basha theksoi se angazhimi nga ana e qeverisë e eksponentëve të krimit të organizuar, mbështetja e tyre për t’u përfshirë në politikë dhe për të zhvilluar aktivitetin e tyre kriminal si trafikun e drogave, e ka lidhur fatin e qeverisë dhe maxhorancës me këta faktorë dhe jo me fatin e qytetarëve.
Zgjedhjet e fundit e provuan përsëri këtë gjë, ku përfshirja e krimit të organizuar dhe parave të drogës, prodhoi një mazhorancë fiktive që nuk përfaqëson vullnetin e qytetarëve shqiptarë.
Reforma zgjedhore është hapi i parë për adresimin e disa prej këtyre problemeve, në veçanti përmes votimit dhe numërimit elektronik dhe identifikimit biometrik të zgjedhësve. Këto ndryshime janë thelbësore për fatin e zgjedhjeve në Shqipëri dhe minimizimin e fenomenit të shitblerjes së vote.
Po kështu, duhet reformë e sistemit politik në Shqipëri, për të kufizuar dhe kontrolluar pushtetin, duke nisur me një parlament që nuk është thjesht vegël e qeverise, por mbikëqyrës dhe kontrollues i saj.
Vetëm zgjedhjet e lira mund të rikthejnë besimin dhe shpresën dhe të ndalin eksodin e shqiptarëve që largohen drejt Bashkimit Europian, sepse ju mohohet e drejta për ndryshim përmes votës në vendin e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Benet Beci në SPAK, enigmë arsyet e thirrjes

GJKKO kalon për gjykim Benet Becin dhe 6 zyrtarë të tjerë për një tender të KESH

17/03/2026
Berisha niset drejt Brukselit në 50 vjetorin e EPP-së, agjendë intensive me liderët europianë

Berisha niset drejt Brukselit në 50 vjetorin e EPP-së, agjendë intensive me liderët europianë

17/03/2026
Berisha deklaron garimin për kryetar të PD më 23 maj

Berisha deklaron garimin për kryetar të PD më 23 maj

17/03/2026
Zv.drejtoresha e AKSHI-t paraqitet në GJKKO, kërkon heqjen e masës “arrest në shtëpi”

Zv.drejtoresha e AKSHI-t paraqitet në GJKKO, kërkon heqjen e masës “arrest në shtëpi”

17/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Benet Beci në SPAK, enigmë arsyet e thirrjes

GJKKO kalon për gjykim Benet Becin dhe 6 zyrtarë të tjerë për një tender të KESH

17/03/2026
Berisha niset drejt Brukselit në 50 vjetorin e EPP-së, agjendë intensive me liderët europianë

Berisha niset drejt Brukselit në 50 vjetorin e EPP-së, agjendë intensive me liderët europianë

17/03/2026
Berisha deklaron garimin për kryetar të PD më 23 maj

Berisha deklaron garimin për kryetar të PD më 23 maj

17/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.