Sekuestrimet, Prokuroria dërgon për gjykim 2 nga 15 rastet e referuara nga...

Sekuestrimet, Prokuroria dërgon për gjykim 2 nga 15 rastet e referuara nga Policia

102
0
Shares

Biznesmeni Nikolin Janina mund të shpëtojë pasuritë e tij për të cilat ka një vendim sekuestroje, pasi shumica e tyre janë të regjistruara në emër të pronarëve të rinj, të cilëve ua ka shitur.
Në jo pak raste prokuroria nuk arrin të gjejë provat e mjaftueshme brenda afatit të përcaktuar me ligj dhe për pasojë hetimet pushohen.

Sekuestrimi i pasurive nga policia e shtetit, të cilat dyshohet se janë krijuar nga aktivitet kriminale, ka rezultuar i drejtë vetëm në 2 raste nga 15 të tilla që janë referuar nga policia në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.
Ndryshe nga sa thuhet në njoftimet zyrtare të policisë, organi i akuzës ka vendosur të mos i dërgojë dosjet e tjera për sekuestro në gjykatë. Ky veprim është kryer, pasi hetimi ndaj dosjeve te dyshimta ka qenë zhvilluar edhe më herët dhe togat e zeza kishin vendosur pushimin e hetimeve.
Zyrtarisht nga 1 deri në 17 shtator policia ka referuar në prokurori për konfiskim rreth 7.5 milionë euro pasuri.
Ndër to është edhe biznesmeni i hidrosanitareve Nikolin Janina, pasuria të cilit u sekuestrua me urdhër të gjykatës, pas kërkesës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Por ka shumë gjasa që Janina t’ia hedhë paqë. Për të shmangur çdo tentativë të sekuestrimit dhe tjetërsimit të pasurisë prej 4 milionë eurosh nga ana e organeve ligjzbatuese, biznesmeni kishte nisur që në janar të 2017-s të shiste aksionet e tij tek ortakët e tjerë të shoqërisë. Pra edhe në këtë rast duket se hetimet ndaj tij do të kenë të njëjtin fat, atë të pushimit, pasi nuk disponon pasuri në emër të tij, veç disa garazheve apo apartamenteve.
Të gjitha pasuritë që po hetohen nga organi i akuzës janë gjetur në 5 qarqe, duke filluar nga Tirana, Vlora, Lezha dhe Berati dhe Elbasani.
Ndërkohë, policia dhe prokuroria kanë interpretime të ndryshme lidhur me faktin se cili prej këtyre dy organeve ka të drejtën ligjore të nisë procedurat për sekuestrimin e një pasuri të dyshuar se vjen nga aktivitete kriminale.
Për këtë, ligji anti-mafia shprehet qartë se vendimi fillestar që vendos sekuestro për pasuri të tilla mund ta bëjë këtë për një afat deri në 6 muaj. Kjo gjë bëhet për ti lënë kohë prokurorisë që të hetoje për origjinën e parave apo pasurive të dyshuara. Por nëse kalon afati 6 mujor dhe nuk ka kërkesë për shtyrje të sekuestros nga organi i akuzës, atëherë hetimet pushohen automatikisht.
Rasti më tipik për pushimin e hetimit për të vendosur masën e sekuestros është ai i kompleksit Gjoka në Shijak. Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda vendosi të rrëzojë kërkesën e prokurorisë dhe të policisë, pasi u shkel afat ligjor prej 6 muajsh. ABCNews

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY