Saimir Tahirit “nuk i zbret inati”, refuzon ftesën për kafe të Ulsi...

Saimir Tahirit “nuk i zbret inati”, refuzon ftesën për kafe të Ulsi Manjas

129
0
Shares

Duket se qejfmbetja e Saimir Tahirit vazhdon, pasi kryeministri Edi Rama e la pa post ministror. Rama pak ditë më parë ka thënë se Tahiri do të jetë koordinator i platformës bashkëqeverisëse.
Sot, në mbledhjen e parë të komisionit te Ligjeve, i cili drejtohet nga Ulsi Manja, Saimir Tahiri është parë të mbërrijë me vonesë.
Kryetari Ulsi Manja i ftoi anëtarët e këtij komisioni të qëndrojnë në kafe, por i vetmi që nuk ndenji ishte Tahiri i cili mori me vete edhe deputetin e Vlorës, Alket Hyseni.
Por teksa Hyseni u kthye për kafe, Tahiri u pa të largohej.
Ndërsa Klajda Gjosha, e cila është caktuar nënkryetare e komisionit të Jashtëm, mungoi që mbledhjen e parë të konstituimit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY