Një 17-vjeçare është shantazhuar nga një djalë vetëm një vit më i madh se ajo: T’i dorëzonte atij 7 mijë euro ose ndryshe do t’i publikoheshin fotot e saj intime.
Por, me datë 17. 09. 2017, nga Seksioni kundër krimeve ndaj pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, pas një pune të mirëorganizuar hetimore dhe profesionale, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit Kristian N. , 18 vjeç, banues në Lezhë
Ky person dyshohet se ka kanosur me anë të mesazheve telefonike një shtetase të mitur 17 vjeçare, për ti marrë shumën prej 7000 Euro ve duke e shantazhuar se do t’i publikonte në rrjete sociale fotografi intime. Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë për veprën penale ” Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë ” parashikuar nga neni 109/b i Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/