PËRGJIMET/ Zbardhen komunikimet e policit me hajdutin në Kavajë: Je në hetim!...

PËRGJIMET/ Zbardhen komunikimet e policit me hajdutin në Kavajë: Je në hetim! Ik tako prokurorin, mbyll muhabetin!

265
0
Shares

Zbardhen përgjimet e bisedave telefonike të oficerit të policisë në repartin “Shqiponja” me personin e shpallur në kërkim për vjedhje, në Kavajë.

Ditën e djeshme, Gjykata e Shkallës së Parë në Kavajë vendosi të konfirmojë masën e sigurisë arrest me burg për oficerin Engrid Hënaj, 30 vjeç, ish-efektiv i njësisë Shqiponja në Tiranë, i akuzuar për shpërdorim detyre.

Ai u arrestua pak ditë më parë pas hetimeve të zhvilluara ndaj tij nga SHCBA dhe Prokuroria, me akuzën e dekonspirimit të hetimeve dhe të nxjerrjes së sekretit hetimor.

Çështja ndaj efektivit të policisë ka nisur të hetohet nga përgjimet që i janë bërë shtetasit Fatjon Lila, i cili ishte shpallur në kërkim për vjedhje në Kavajë. Duke përgjuar të kërkuarin, Prokuroria dokumentoi faktin se ai fliste me policin Engrid Hënaj, ndërsa ky i fundit e njoftonte për ecurinë e hetimit dhe për urdhër-arrestin e lëshuar nga ana e policisë.

Për këtë arsye, organi i akuzës hapi një dosje të re për efektivin e policisë, në të cilën u administruan përgjimet telefonike dhe më pas, në bashkëpunim me oficerët e SHCBA, u bë hetimi dhe arrestimi i efektivit të njësisë “Shqiponja”.

Gazeta “Panorama” siguroi dje një kopje të vendimit të Gjykatës ku thuhet se, nga studimi i akteve të transkipteve të përgjimeve telefonike, rezulton se shtetasi Engrid Hënaj, punonjës policie në Drejtorinë e Tiranës, është i implikuar në veprime të kundraligjshme gjatë komunikimit me shtetasit Fatjon Lila, gjatë kohës kur ky i fundit i fshihej ekzekutimi të vendimit penal për masën e sigurimit “arrest me burg”, duke i dhënë informacione rreth çështjes që procedohej nga Prokuroria Kavajë dhe kërkimeve policore që bëheshin ndaj tij. Policia e Kavajës arrestoi Fatjon Lilën dhe ndaj tij tashmë ka nisur procesi gjyqësor pranë Gjykatës së Kavajës.

Ndërkohë, Prokuroria vijoi hetimet për personin që e informonte Lilën gjatë kohës që ai ishte në arrati. Burimet e hetimit thanë se në bazë të veprimeve procedurale, rezultoi se numri ishte i shtetasi Engrid Hënaj, i cili ishte punonjës policie pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës, me funksion patrullë shërbimi në njësinë Shqiponja.

 

Përgjimet

Në bisedat telefonike me nr 0666260…, i përket abonentit Engrid Hënaj dhe nr 0697522…, që nga përgjimet rezulton se është përdorur nga i arrestuari Fatjon Lila rezulton se:

Datë 21.05.2017, ora 21:51 min, Ingrid Hënaj nga numri celular 0666260…, ka zhvilluar këtë bisedë kundrejt nr. cel 0697522…, i cili thirret nga ana e tij me emrin Fatjon….199.

Polici: “Pse i çon zile e s’merr ai. Dëgjo një cikë për muhabetin tat. Ik kap prokurorin e idiot…….Se je akoma në afat………Po ik, pra ta mbylli për muhabetin tat o k………956

Lila: “Kush të tha gjë njeri ty”……….199”

Polici: Po e di unë …ik te prokurori atje ta mbylli mos të lëshojë urdhër arresti se ike në kokërr të burgut”…….956

Lila: “Po ma ço, e ke emrin e atij atje?”…..199″ Se kam o vëlla, nuk e di kush është aty (ambientale o shoku im e jep se kush prokuror e ka çështjen). Se jef poi k interesohu kush prokuror e ka çështjen, fut na njërtin që të interesohet a dëgjoe?……………………..199”

Polici: C patent o k…. për ato makinat bole, ca ke bërë andej nga Kavaj……………..janë dy makina thotë”

Në fund të bisedës së kësaj date, Engridi i thotë Fatjonit se, nëse nuk e merr te ky numër, ta telefonojë te nr tjetër me 069., dhe ku Fatjoni i thotë se e kam këtë numër dhe më telefono aty. Nga procesverbali për këqyrjen e telefonit të shtetasit Fatjon Lila, datë 24.08.2017, janë konstatuar biseda me dy numra telefoni 0698259… dhe 0696765…, ku për numrin 0698259…dyshohet se është i një punonjësi të shërbimeve të policisë. Kjo, për faktin se në këqyrjen e telefonit të mbajtur nga shtetasi Fatjon Lila, janë konstatuar SMS të shkëmbyera, të dërguara nga numri i dyshuar si i punonjësit të policisë 0698259…

Lila: Po unë jam, a merr vesht dhe kujdes kto 2 dit, te djelen ne darke takoj unë atë shokun tat nëse shpf ke drj a ka filluar naj gjo a jo. Se se skma si shof pa vajte

Polici: Ca bone daku? Nesër do shof un eke veni a je ne proc a jo se nsistem me doli alert(person në kërkim), pasnesër nga darka takoj unë atë shokun tënd.

Polici: Do takoj kapelën, po mtha mos takoni se i ak mbrapa kur ta takoj te them ekzakt si është puna.

Nga këqyrja, rezulton se ora dhe data e aparatit celular nuk përkon me kohën reale të kryerjes së bisedave; nga këqyrja, rezulton se këto biseda janë kryer në vitin 2013. Në të vërtetë, kjo është një anomali në aparatin celular, që mund të jetë dhe me dashjen e personit mbajtës, por nga përgjigja e kompanive, me shkresë, datë 30 gusht 2017, me referencë FRS/3471/LP, konfirmohet se SMS e sipërshënuara, janë kryer në vitin 2017.

 

Akuzat ndaj policit

Në vendimin e Gjykatës thuhet se nga veprimet hetimore të deritanishme, si dhe nga studimi i akteve të transkripteve të përgjimeve telefonike dhe procesverbali i këqyrjes së telefonit datë 24.08.2017, rezulton se shtetasi Engrid Hënaj, punonjës policie pranë DV Policisë Tiranë, është i implikuar në veprime të kundërligjshme gjatë komunikimit me shtetasin Fatjon Lila, gjatë kohës kur ky i fundit i fshihej ekzekutimit të vendimit penal për masën e sigurimit “arrest në burg”, duke i dhënë informacione rreth çështjes që procedohej nga Prokuroria Kavajë dhe kërkimeve policore që bëheshin ndaj tij. Ky shtetas dyshohet se ka konsumuar veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal.

Shikohet se ndërsa numrat celularë të disponuar nga i arrestuari Fatjon Lila, 0675791… dhe 0697522… kanë qenë aktivë para datës 31.05.2017, pas kësaj date, kur Prokuroria i ka kërkuar Gjykatës lejimin e përgjimit për këta numra celularë, ka rezultuar se këta numra janë mbyllur menjëherë. Kjo do të thotë se Fatjon Lila është njoftuar nga punonjësi i policisë Engrid Hënaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY