Noka: Vetting-u i Policisë show i radhës, ai duhet të fillojë nga...

Noka: Vetting-u i Policisë show i radhës, ai duhet të fillojë nga Rama dhe Xhafaj

93
0
Shares

Deputeti i PD, Flamur Noka deklaroi se Prokuroria e Krimeve të Rënda ka konfirmuar atë që opozita ka denoncuar më parë, që mbjellja dhe trafiku i drogës është bërë me bekimin e policisë. Noka tha se Vetting-u në radhët e policisë së shtetit është show i radhës i ministrit të Brendshëm dhe kryeministrit.
“Prokuroria e Krimeve të Rënda ka konfirmuar atë që kemi thënë në qe mbjellja, trafikimi i drogës është bërë me bekimin e policisë. Ka konfirmuar që në policinë e shtetit inkriminimi është i shtrirë në të gjithë strukturat policore dhe kryesisht në kupolën e saj. Ka konfirmuar që bekimi i këtij inkriminimi dhe kultivimi i kanabisit është politik, pranga kryeministri dhe ministri.
Ky Vetting është show i radhës i qeverisë, sepse Vetting-u duhet të fillojë me Ramën që e ka kthyer Shqipërinë në Kolumbi, me Fatmir Xhafajn dhe duhet të vazhdojë deri te kupola. Nuk ka Vetting duke bërë show, por duke larguar të gjithë këta nga strukturat e policisë dhe kupola politika.
Pra konfirmojmë që ky është një show i radhës dhe koha do të vërtetojë se do të jetë shoë dhe do të bëhet ndonjë gjueti parciale dhe jo Vetting brenda policisë”, u shpreh Noka.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY