Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Dokumenti, kush është pronar toke do paguajë taksë ujitje s’ka rëndësi nëse e përdor apo jo shërbimin

18/09/2017
Dokumenti, kush është pronar toke do paguajë taksë ujitje s’ka rëndësi nëse e përdor apo jo shërbimin
Share on FacebookShare on Whatsapp

Të gjithë ata që janë pronarë toke do të paguajnë taksë për ujitjen pa marrë parasysh nëse e përdorin këtë shërbim apo jo. Një dokument i qeverisë i publikuar në korrik të këtij viti nga Ministria e Bujqësisë për ujitjen dhe kullimin jep edhe detajet sesi do te funksionoje kjo skemë e cila synon të mbledhë paratë e nevojshme për funksionimin e strukturave të koordinimit dhe investimeve.
Në fakt edhe sot mblidhet një taksë vjetore për ujitjen veçse ligji sanksionon se atë e paguan zotëruesi i tokës por jo shtesa nëse ai e përdor apo jo këtë shërbim.

Skema, si do caktohet dhe mblidhet taksa sipas strategjisë
Drejtoritë e Ujitjes dhe Kullimit së bashku me Njësitë e Ujitjes dhe Kullimit të bashkive dhe Organizatat e Përdorimit të Ujit -të takohen çdo fillim viti për hartimin e Planit të Shërbimit të Ujitjes, buxhetit dhe Tarifës së Shërbimit të Ujitjes. Më pas shkohet në këshillin bashkiak ku dhe kërkohet miratimi i buxhetit dhe tarifës.
Kur sistemi ujitës bëhet financiarisht i qëndrueshëm, bashkitë dhe Organizatat e Përdorimit të Ujit do të nxiten të krijojnë një fond rezervë, i cili mblidhet çdo vit dhe do të përdoret për mbulimin e kostove fikse të menaxhimit të sistemit ujitës.
Kostot fikse për ujitjen (mirëmbajtje, zyra, staf) do të mblidhen nga bashkitë nga të gjithë pronarët e tokave brenda zonës së shërbimit të sistemit ujitës, pavarësish nëse ata zgjedhin të ujitin ose jo. Kostot variabël i ngarkohen vetëm fermerëve që kërkojnë ujitje dhe kjo duhet të bëhet sa më shumë të jetë e mundur, bazuar mbi sasinë e ujit të kërkuar dhe atë të dhënë.
Qeveria do të hartojë procedura të reja për pagesën dhe depozitimin si për tarifat fikse, e thënë ndryshe Tarifa Vjetore e Mirëmbajtjes (TVM), ashtu dhe për koston variabël apo ndryshe Tarifën e Shërbimit të Ujitjes (TSHU). Pagesa për TVM, e cila mbulon kostot fikse bazë, do bëhet si për taksat dhe tarifat e tjera të vendosura nga bashkia. Ajo do të vendoset mbi këdo që zotëron apo merr me qira një tokë, brenda zonës potenciale të shërbimit të të ujitjes.
Pagesat nga pronarët/qiramarrësit mund të bëhen direkt në zyrat e taksave në bashki ose nëpërmjet transfertave bankare. Përdorimi i fondeve do të bëhet duke qenë Njësia e Ujitjes dhe Kullimit e bashkisë si firmë e parë e autorizuar dhe OPU-ja si firmë e dytë. Pagesat për Shërbimin e Ujitjes do të kryhen 50% përpara sezonit të ujitjes dhe 50% në mes të sezonit të ujitjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Benet Beci në SPAK, enigmë arsyet e thirrjes

GJKKO kalon për gjykim Benet Becin dhe 6 zyrtarë të tjerë për një tender të KESH

17/03/2026
Berisha niset drejt Brukselit në 50 vjetorin e EPP-së, agjendë intensive me liderët europianë

Berisha niset drejt Brukselit në 50 vjetorin e EPP-së, agjendë intensive me liderët europianë

17/03/2026
Berisha deklaron garimin për kryetar të PD më 23 maj

Berisha deklaron garimin për kryetar të PD më 23 maj

17/03/2026
Zv.drejtoresha e AKSHI-t paraqitet në GJKKO, kërkon heqjen e masës “arrest në shtëpi”

Zv.drejtoresha e AKSHI-t paraqitet në GJKKO, kërkon heqjen e masës “arrest në shtëpi”

17/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Benet Beci në SPAK, enigmë arsyet e thirrjes

GJKKO kalon për gjykim Benet Becin dhe 6 zyrtarë të tjerë për një tender të KESH

17/03/2026
Berisha niset drejt Brukselit në 50 vjetorin e EPP-së, agjendë intensive me liderët europianë

Berisha niset drejt Brukselit në 50 vjetorin e EPP-së, agjendë intensive me liderët europianë

17/03/2026
Berisha deklaron garimin për kryetar të PD më 23 maj

Berisha deklaron garimin për kryetar të PD më 23 maj

17/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.