SKANDAL/ Dekonspirohen hetimet ndaj biznesmenit, Nikolin Janina 7 muaj para sekuestros shiti...

SKANDAL/ Dekonspirohen hetimet ndaj biznesmenit, Nikolin Janina 7 muaj para sekuestros shiti kompaninë

965
0
Shares

Nikolin Janina, biznesmeni i njohur i hidrosanitareve ka shumë gjasa që të jetë vënë në dijeni për letër-porosinë e mbërritur nga Spanja dhe hetimet që kishte nisur Prokuroria e Krimeve të Rënda për pasurinë e tij. Një dokument i datës 5 janar 2017 i siguruar nga Shqiptarja.com ngre dyshime të arsyeshme se biznesmeni mund të jetë vënë në dijeni për mundësinë e sekuestrimit të pasurisë së tij.
Për të shmangur çdo tentativë të sekuestrimit dhe tjetërsimit të pasurisë nga ana e organeve ligj-zbatuese të vendit dhe për t’ju shmangur problemeve me drejtësinë, Nikolin Janina, rezulton se në janar të 2017 ka mbledhur asamblenë e ortakëve të shoqërisë “Alba Ceramica N”, duke marrë një vendim për shitjen e pasurive që dispononte kjo kompani. Ky vendim është marrë 7 muaj para se Prokuroria e Krimeve të Rënda të nxirrte urdhrin e sekuestros preventive për pasuritë e tij në Tiranë, Vlorë, Himarë, Drimadhë etj.
Në pikën 1 të vendimit të 5 janarit 2017, asambleja e ortakëve të kompanisë në fjalë ka vendosur ti hapë rrugë strategjisë së shitjes së aktiveve qarkulluese që disponon shoqëria në formën e pasurive të paluajtshme të blera gjatë aktivitetit të saj ndër vite, tek persona të kualifikuar për administrimin dhe shitjen e pasurive të paluajtshme.
Ndërkohë në dokumentin që siguron Shqiptarja.com renditet edhe një pikë e dytë, që çuditërisht miraton një afat kohor maksimal prej 5 vjetësh, për kthimin e likuiditeteve si kundërvlerë e këtyre pasurive të paluajtshme, që do të shiten prej shoqërisë.

Miratohet firmosja e kontratave të shitjes
Me sa duket biznesmeni Nikolin Janina që tashmë kërkohet nga autoritet Spanjolle për trafik droge, ka parandjerë gjithçka dhe ka nisur procedurat me shpresën e tjetërsimit të pasurisë tek persona të tjerë, sigurisht njerëz të besuar të tij. Më tej në dokumentin që mban firmën e Nikolin Janinës thuhet se duhet të fillojnë negociatat dhe finalizimin e bisedimeve me përzgjedhjen e personave të kualifikuar për administrimin dhe shitjen e pasurive të paluajtshme, në përputhje me strategjinë e miratuar për menaxhimin sa më efektiv të këtyre pasurive të paluajtshme.
Më tej në dokument thuhet: “…Nënshkrimin e kontratave të shitjeve të aktiveve qarkulluese që disponon shoqëria në formën e pasurive të paluajtshme të blera gjatë aktivitetit të saj tregtar ndër vite, me personat të kualifikuar për administrimin dhe shitjen e pasurive të paluajtshme të përzgjedhur nga procesi i negocimit me ta…”.

Dy kompanitë, njëra u pezullua në 2016
Nga të dhënat e përfituara në sistemin e Qendrës Kombëtarë të regjistrimit, biznesmeni i kërkuar në Spanjë për trafik droge rezulton të jetë pronar i dy kompanive. Fillimisht në 16 prill 2001 Nikolin Janina ka hapur kompaninë “Alba Ceramica N”, me të cilën vijon të ushtrojë aktivitet tregtar.
Ndërkohë në 22 dhjetor 2015 Janina ka vendosur të hapë dhe kompaninë IBERIA INVEST, por pas 10 muaj këtë kompani biznesmeni e ka pezulluar në datën 13 tetor 2016.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY