Sot rreth orës 15:25, një mjet është përplasur me një shtyllë në Kamëz.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca ku nga verifikimi paraprak ka rezultuar se në rrugën “Donald Tramp”, në Kamëz drejtuesi i mjetit tip “Benz”, shtetasi E. P.,15 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit ku për pasojë është përplasur me një shtyllë.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar tre fëmijë, shtetasit E. B., 11 vjeç, K. T., 16 vjeç dhe K. C,. rreth 15 vjeç (të tre pasagjer në mjetin tip “Benz”).
K. C., rreth 15 vjeç ka ndërruar jetë rrugës për në spital, ndërsa dy të dëmtuarit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të përplasjes.
Dëshmitarët kanë treguar se në momentin e përplasur gjithë fëmijët që gjendeshin në makinë kanë fluturuar nga dritaret.
Kanë qenë persona të rastësishëm që me mjetet e tyre i kanë dërguar të plagosurit në Spitalin e Traumave, pas dëshmitarët tregojnë se autoambulancat u vonuan për më se 30 minuta.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/