EMRAT/ “Pengmarrja” e anijes shqiptare flet ambasadori: Ja fati i marinarëve, çfarë...

EMRAT/ “Pengmarrja” e anijes shqiptare flet ambasadori: Ja fati i marinarëve, çfarë pretendon Libia

256
0
Shares

Ambasadori i vendit tonë në Kajro, Eduard Sulo ka dhënë detaje të reja rreth fatit të marinarëve shqiptarë në anijen, që po mbahet e bllokuar nga autoritetet në Libi.
Në një prononcim për “News 24”, ai ka thënë se gjendja e marinarëve është e mirë dhe se ata po mbahen nën kontrollin e autoriteteve në Libi, ndërkohë që pala shqiptare është në bisedime.
“Marinarët janë kapur nga autorietet libiane me pretekstin se kanë marrë materiale ndërtime në mënyrë ilegale nga Libia”, tha ai, duke theksuar se pretendimi i Libisë është se ata kanë transportuar rërë dhe zhavorr.
Më tej ai ka thënë se anija është ankoruar në një port afër Tripolit dhe gjendja marinarëve dhe anijes është e sigurt.
“Po veprojmë me shpejtësi, edhe ambasada, edhe Ministria e Jashtme shqiptare ka ndërhyrë dhe e ka nën kontroll situatën”, tha ai.
Anija ishte nisur nga porti i Zuaras, 110 kilometra larg Tripolit me destinacion Maltën, por është ndaluar nga marina ushtarake e Libisë, thuhet në buletinin e Rojes Bregdetare libaneze.
Mbrëmjen e kaluar anija “Envi 1”, me flamur panamez e pronar shqiptar, teksa ishte në lundrim, u kap nga autoritetet ushtarake bregdetare të Libisë, të cilat e kanë detyruar anijen të ankorohet pranë një tjetër porti, atij të Zauya-s, një port kryesisht karburantesh, që ndodhet 50 kilometra në perëndim të Tripolit.
Sipas njoftimit, anija shqiptare e drejtuar nga kapiteni malazez Marko Markoviç u ndalua pas dyshimeve për transport të paligjshëm të materialeve të ndërtimit, përfshirë edhe rërën.
Në përbërje të ekuipazhit prej 8 anëtarësh ndodhen edhe 5 marinarët shqiptarë, Maliq Bushati, Avni Buzi, Artur Selimaj, Xhodet Çelaj dhe Jurgen Balla.
Përveç kapitenit dhe dy drejtuesit e tjerë, oficeri i parë dhe i dytë i anijes janë shtetas malazezë. Burime nga kapiteneria e Portit të Durrësit bënë të ditur se kjo anije ishte nisur bosh më 5 shtator nga porti detar i Durrësit drejt Portit të Zuaras në Libi ku dhe u kap, ndërsa fati i marinarëve mbetet ende i paqartë në një vend ku konfliktet e brendshme janë të ashpra.
Edhe Ministria e Jashtme reagoi pas alarmit për anijen tregtare shqiptare e nisur drejt Maltës, e cila është ndaluar nga marina ushtarake e Libisë nën akuzën për transport të paligjshëm mallrash.

Reagimi i ministrisë së Europës dhe Punëve të Jashtme

MEPJ ka marre te gjitha kontaktet e mundshme dhe kemi bere intervenimet tek libianet. Po e ndjekim intensivisht situaten. Po kerkojme e perpiqemi per kthimin e tyre. Marinaret ndodhen ne anije dhe jemi siguruar qe s’kane asnje problem shqetësues.
Sjemi informuar as nga autoritetet as nga familjaret apo kompania. Kemi vetem njoftimin permes shtypit dhe menjehere kemi filluar te interesohemi per sa ka ndodhur si permes ambasades tone ashtu dhe me ambasaden libiane ne Tirane. Kemi kontaktuar me autoritetet dhe po bejme perpjekjet tona.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY