VIDEO/ Kadare: Debati për Skënderbeun është artificial

VIDEO/ Kadare: Debati për Skënderbeun është artificial

213
0
Shares

Në intervistën ekskluzive për emisionin “Studio e Hapur” në News 24, shkrimtari Ismail Kadare komentoi edhe debatin e fundit të plasur në media rreth figurës së Skënderbeut.

Debat ky që mori shkas nga falja e namazit nga Komuniteti Mysliman në sheshin “Skënderbej”, ku u diskutua mbulimi ose jo i monumentit të Gjergj Kastriotit- Skënderbeut, pasi gjatë ceremonisë para monumentit ishin vendosur disa ekrane.

Duke thënë se e ka ndjekur këtë debat, që e quan shqetësues, Kadare e cilësoi korrekt shpjegimin e myftiut të Tiranës. Ai tha se disa shkencëtarë të rinj e historinë që e quajnë veten më të zgjuar se sa realisht janë kanë krijuar këtë debat artificial.

-Ju ka shqetësuar?
Është shqetësues, po. Por jo në atë shkallë sa të jetë katastrofë. Kam dëgjuar deklaratat e drejtuese të Komunitetit Mysliman, kanë qenë korrekte. Përshembull, myftiu i Tiranës përjashtoi çdo fyerje të myslimanëve nga figura kinse e ‘krishterë’ e Gjergj Kastriotit. Tha është i joni është i të krishterëve. Domethënë është korrekt shpjegimi i saj zyrtar. Duhet shteti jonë të bëjë të mundur që harmonia fetare të gjejë edhe mjediset ku të zhvillohet normalisht. Duhet të marrë masa.

-Si e shihni këtë debat, është artific?
Po, është artificial. Është një keqkuptim i historianëve e shkencëtarëve të rinj shqiptarë, djemve e vajzave “moderne”, që kujtojnë se janë më të zgjuar se ç’duhet kur flasin për figura të tilla, si Skënderbeu, ose koncepte të tilla si kombi. Për fatkeqësinë e tyre, se nuk i dinë mirë gjërat, kujtojnë se kanë ardhur në një epokë kur këto gjëra, janë rivlerësuar e rivlerësohen vazhdimisht dhe sipas mendjes së tyre nuk ka më kombe, ose tani ka kombe po para 200 vjetësh, nuk ka pasur. Nuk është e vërtetë. Ky koncpeti fillestar, arkeokoncepti i kombit ka ekzistuar në forma të ndryshme. Format e tilla universale të njerëzimit ndërrohen herë pas here, rinovohen, por nuk është e vërtetë se edhe atdheu nuk është shpikur tani. Fjalën atdhe ka shumë gjuhë që e kanë të re, nuk është shpikur vonë, por quhej ndryshe përpara. Edhe fjala patriotizëm është quajtur ndryshe përpara.
Sot, dalin të mençur e thonë që në kohën e Skënderbeut nuk ka pasur shqiptarë fare. Hapin katalogët e historisë, kërkojnë dhe nuk gjejnë fjalën shqiptar. Shumica e shteteve të Europës, nuk kanë fjalën e sotme, për kombin e tyre e vendin e tyre. Edhe Gjermania nuk quhej Gjermani para 330- 440 vjetësh. Grekët e dimë të gjithë që quhen helenë. Mirëpo, këta i mësojnë vonë këto gjëra. Truri i tyre nuk i adapoton dot me atë zhvillim të natyrshëm që kanë dijet njerëzore dhe bëjnë gabime shumë të rënda.
Për Skënderbeun, kam dëgjuar përshembull që thonë se nuk ishte shqiptar fare. Si nuk ishte shqiptar Skënderbeu? Po kush ishte shqiptar? Po nuk kishte shqiptarë. Po as italainë nuk kishte në atë kohë. Quheshin venedikas, quheshin romakë, napolitanë. Francezët quheshin galë, gjermanët quheshin gotë.

-Po, a është Skënderbeu në këndvështrimin tuaj princi i krishterimit që bëri luftë për mospërhapjen e islamit në Shqipëri, siç cilësohet tani?
Ai para së gjithash bëri luftë për ta çliruar Shqipërinë nga Turqia, për shtet të pavarur. Kur Skënderbeu doli në skenë, Shqipëria ishte krahinë osmane. Nuk e bëri ai për të hequr myslimanizmin, e bëri për të hequr tërë Shqipërinë nga bota osmane.

-Pra, nuk ka patur një karakter fetar rezistenca e tij?
Vetvetiu ka pasur nëse di donte ta nxirrte Shqipërinë nga Perandoria Osmane dhe ta rivendoste në Perandorinë Europiane. Vetvetiu kjo e përfshin këtë gjë, e kjo nuk na turpëron as ne e as atë, përkundrazi na nderon të gjithëve.

-Është e njohur tashmë ideja e harmonisë fetare në Shqipëri, respektimi i tjetrit. A janë këto përplasje për Skënderbeun, që vijnë dhe rivijnë, apo çështje të tjera, shenja se diçka po lëviz në drejtim të kundërt?
Ka një gjë shqetësuese. Nuk duhej të ishte. Ka një gjë që Shqipëria duhej ta kishte sqaruar pak më përpara. Nuk duhet harruar që rendi komunist ishte i panatyrshëm dhe pengoi edhe gjëra themelore në historinë e kombit, i pengoi të sqaroheshin.
Kështu që, ndoshta është kjo.

-Ju keni një botim të dedikuar identitetit europian të shqiptarëve. Sot në 2017-ën, mendoni se ky identitet është i cënuar apo ka rrezik të cenohet disi?
Unë kam një mendim të prerë. Shqipëria është një vend europian, nuk është artificialisht europian si pjellë e një propagande, ose një rrymë kulturore emancipuese, por është europian i mirëfilltë. Europian me tokë, me histori, me gjuhë, me zakone. Ne nukd imë ca gjëra themelore për Shqipërinë dhe tamam këtë gjë nuk e dimë mirë, sa evropiane është Shqipëria në gadishullin ballkanik në krahasim me vendet e tjera? Nuk e marrim fajlën evropiane për t’u mburrur, është një realitet objektiv. Shqipëria kur them unë evropiane- në shek.15 kur erdhi Skënderbeu pak vende të Ballkanit ishin përcaktuar si europiane, mezi po fillonin. Të tjera vende ishin nën ndikimin rus, sllav, Serbia, Bullgaria etj; prandaj Shqipëria është vend evropian natyrshëm. Evropianizmi, për fat të keq do them një gjë që duket ekstravagante, ka filluar me luftë. Lufta e republikës së ashpër dhe mizore që ishte Roma, që i kalli datën tërë shteteve evropiane në atë kohë, ishte ajo që farkëtoi Europën. Si është e mundur që një republikë që presupozohet që të jetë shteti më i përparuar e më liberal, të jetë ajo që nxit kontinentin më përparimtar në botë që u krijua, sepse Europa është kontinenti. Mirëpo ardhja e komunizmit, e ngatërroi krejt këtë punë. Komunizmi deshi ta kthente Europën të prapambetur, që ëshët më e keqja nga të gjitha. Historia botërore nuk ka guximin sot ta korrigjojë këtë mendim marksist e të gabuar në themel, që nuk është Perëndimi perëndim i botës. Nuk është Rusia sllave shpresë e botës, jo, Europa mbetet prapë. Ne duhet ta repsketojmë këtë gjë. Shqipëria sot mudn të jetë vetëm evropiane. Nuk ka Shqipëri-Shqipëri, ka Shqipëri Europiane. Duhet të na mbushet mendja që është kështu. Nuk është as narcizëm europianist, as nuk është për të përçmuar vendet e tjera, përkundrazi shqiptarët shumë shpejt do bëhen fakt europian, nis në Ballkan, i klasit të parë. Shto edhe serbët për të marrë vesh ngaqë konflikti shqiptaro-serb është shumë i fortë. Përshembull Greqia prej kohësh nuk e ka këtë epitet sepse Greqia ka mbajtur trashëgiminë bizantine, është lidhur peng pas saj.

-Pra figura e Skënderbeut, është një figurë që na afron me Perëndimin?
Jo na afron por e mishëron natyrshëm perëndimin figura e Skënderbeut. Nuk është kot, që Perëndimi nuk pati ndonjë llogari që fitoi nga Skënderbeu. Se ne mendojmë që në Venedik e në Vatikan u bënë ca hesape që ç’merr Perëndimi. Asgjë. Asgjë nuk mori perëndimi nga Shqipëria, veç të frenohej e të tronditej Perandoria Osmane. Asgjë tjetër, se do ta kishte barrë mbi veten, më vonë edhe e pati.

Kadare: Debati per Skenderbeun eshte artificial

تم نشره بواسطة ‏‎Eni Vasili – Studio e Hapur‎‏ في 15 سبتمبر، 2017

"Lufta e Skenderbeut ka patur edhe karakter fetar"

تم نشره بواسطة ‏‎Eni Vasili – Studio e Hapur‎‏ في 15 سبتمبر، 2017

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY