Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ushqimet që veprojnë kundër kancerit dhe diabetit

15/09/2017
Ushqimet që veprojnë kundër kancerit dhe diabetit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Antioksidantët bllokojnë prodhimin e radikaleve të lira, duke parandaluar plakjen e parakohshme të qelizave dhe duke nxitur procesin e rigjenerimit natyror, veprojnë kundër stresit, ruajnë shikimin, parandalojnë zhvillimin të sëmundjeve të ndryshme

Cilësohen super ushqime falë përmbajtjes së lartë të vitaminave, mineraleve, proteinave, aminoacideve dhe antioksidantëve. Praktikisht këto produkte ushqimore janë një minierë e vërtetë ari sa i takon vlerave të larta ushqyese. Veçanërisht për sasinë e madhe të antioksidantëve, substancë kjo me një rol të jashtëzakonshëm sa i takon neutralizimit të radikaleve të lira e të tepërta në trup. Ndaj dhe një dozë e mirë e antioksidantëve bllokon prodhimin e radikaleve të lira, duke parandaluar plakjen e parakohshme të qelizave dhe duke nxitur procesin e rigjenerimit natyror. Por jo vetëm kaq! Në fakt, të parandalohen radikalet e lira do të thotë edhe luftë kundër stresit, ruajtje e shikimit, mbrojtje kundër ndotjes dhe gjithashtu parandalim i zhvillimit të sëmundjeve të caktuara të tilla si, kanceri, diabeti, sëmundjet kardiovaskulare dhe neurodegjenerative. Për gjithë arsyet e mësipërme po listojmë edhe shtatë produktet ushqimore, frutat dhe perimet të cilat kanë përmbajtje të lartë të antioksidantëve.

Orizi i zi

Sipas studiuesve të Universitetit të Luizianës, orizi i zi përmban të njëjtën sasi antioksidantësh sa boronicat, po kështu edhe substancën antocianinë, pjesë e pigmenteve të tretshme në ujë që i përkasin familjes flavonoide dhe të aftë për të luftuar sëmundjen e zemrës, kancerin dhe patologji të tjera. Praktikisht një lugë orizi i zi përmban më shumë antocianinë sa e njëjta sasi boronicash, por me më pak sheqer dhe më shumë fibra e vitaminë E.

Patatet e ëmbla

Mbase më pak të përdorura në kuzhinë, por sapo të njiheni me vlerat e shumta ushqyese tyre do ndërroni mendim, veçanërisht për sa i përket përmbajtjes së lartë me antioksidantë. Shto këtu faktin se patatet e ëmbla pasi gatuhen mund të konservohen edhe për muaj të tërë.

Mollët

Molla është një tjetër produkt ushqimor natyral i cili i shtohet listës së ushqimeve të këshilluara, si aleate në shëndetin e trurit, zemrës, kundër kancerit dhe diabetit. Madje dietologët këshillojnë të konsumohet edhe lëkura e mollës, pasi në këtë pjesë të frutit përmbajtja e antioksidantëve është në nivele më të larta sesa në tulin e saj.

Boronica e kuqe

Në vendin tonë më së shumti njihen boronica e zezë, mirëpo sipas një studimi të zhvilluar në vitin 2007 nga “American Journal of Clinical Nutrition”, vlerëson se boronicat e kuqe ua kalojnë atyre të zeza, po aq sa kafesë dhe verës së kuqe. I njëjti studim, po kështu evidenton se boronicat e thara kanë përmbajtje më të lartë antioksidantësh edhe sesa frutat e freskëta.

Kafe

Një studim i publikuar në fillim të vit në “Journal of Nutrition” ka evidentuar se kafeina dhe antioksidantët, të cilat kafeja ka me bollëk, ndihmojnë në reduktimin e rrezikut kundër sëmundjeve të zemrës. Me rëndësi është shmangia e kremit pana në kafe, pasi bllokon përthithjen e këtyre lëndëve shumë të çmuara.

Çaj jeshil

Një tjetër alternativë shumë e këshilluar që të konsumohet është edhe një filxhan çaji jeshil, i cili po ashtu si kafja ka në përmbajtje të lartë antioksidantësh, madje ndër më të fuqishmit të njohur deri tani. Nuk është rastësi që studiuesit japonez kanë zbuluar se gratë të cilat konsumojnë pesë apo më shumë filxhan çaji jeshil në ditë, reduktojnë deri në 30% rrezikun e vdekjes nga sëmundjet e zemrës.

Fasulet

Si orizi i zi ashtu edhe fasulet janë shumë të pasura me antioksidantë, fibra, acid folik, hekur dhe kalium. Fasulet mund të bëjnë mrekullira për organizmin tonë në sajë të përmbajtjes së lartë në mineralin zink. Ky mineral ka veti të konsiderueshme antibakteriale, antimykotike dhe përforcuese për imunitetin duke e bërë një aleat të përsosur kundër sëmundjeve sezonale.

Tags: DiabetKancerushqime

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
Sekuestrohet një sasi e madhe droge dhe 20 mijë euro në Korçë

I kërkoi 20 mijë euro zyrtarit të Shëndetit Publik, arrestohet gazetari Elio Laze

12/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.