FOTO/ Antikomunistët përkujtojnë nacionalistët e rënë në betejën Gërhotit

FOTO/ Antikomunistët përkujtojnë nacionalistët e rënë në betejën Gërhotit

247
0
Shares

Sot mbushen plot 74 vjet kur forcat nacionaliste në Gjirokastër me në krye komandantin Hysni Lepenica, ranë në përpjekje me pushtuesit italianë. Për të nderuar veprën e tyre, sot është organizuar një ceremoni modeste përkujtimore, në vendin ku është zhvilluar kjo betejë në Gërhot, aty ku shtrihej garnizoni armik italian.
Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë familjarë të të rënëve, përfaqësues të Shoqatës Antikomuniste të të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë, si dhe krerët e partive të djathta politike.
Fjalën përshëndetëse e ka mbajtur kryetari i Shoqatës Antikomuniste të të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë, Nebil Çika.
Çika vuri në pah, kontributin e nacionalistëve shqiptarë përgjatë Luftës së Dytë Botërore dhe konkretisht nacionalistëve të Gjirokastrës të cilët ranë dëshmorë në betejën e Gërhotit.
“Më 14 shtator 1943, 36 nacionalistë me në krye komandantin legjendar Hysni Lepenica, ranë heroikisht në luftë me pushtuesit italianë dhe bashkëpunëtorët e tyre komunistë”, është shprehur Çika.
Ne ketë përkujtimore morën pjesë e bënë homazhe edhe krerët e PD-se Gjirokastër e Tepelenë Roland Bejko e Malo Sadiku.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY