Votohet qeveria “Rama 2”, sot betohet te Presidenti

Votohet qeveria “Rama 2”, sot betohet te Presidenti

130
0
Shares

Në një seancë maratonë e cila ka zgjatur mbi 20 orë, Kuvendi ka miratuar kabinetin qeveritar “Rama 2” dhe programin e tij politik.
Seanca maratonë e cila nisi punimet qysh prej orës 9 të mëngjesit të djeshëm i mbylli punimet sot në orën 7. Për programin e qeverisë dhe kabinetin e ri votuan pro 78 deputetë dhe kundër 51, ndërsa 7 deputetë nuk morën pjesë në votim.
Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi pasi lexoi emrat e rinj te ministrave hapi votimin.
Pas miratimit në Kuvend, qeveria “Rama 2” pritet që në orën 17:00 të betohet te Presidenti i Republikës.
Ruçi njoftoi se sot në orën 18:00 do të zhvilloi takimin me kryetarët e grupeve për të mbajtur seancën e radhës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY