Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Kush gënjen një herë, gënjen gjithmonë

13/09/2017
Kush gënjen një herë, gënjen gjithmonë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Sipas një testi të zhvilluar nga studiues të “University College” në Londër, të drejtuar nga Neil Garrett, një grupi vullnetarësh i kërkohet të gënjejnë. Rezultati, i publikuar në revistën “Nature Neuroscience”, tregon se pasi fillon të gënjesh, niveli i vetëdijes ndaj sjelljes jokorrekte bie gjithnjë e më shumë, në një efekt ortek.
Studiuesit vunë 80 persona, nga mosha 18-65 vjeç, para një kutie prej xhami të mbushur me monedha dhe i kërkuan secilit prej tyre t’i dërgonte, nëpërmjet kompjuterit, shumën që ishte aty brenda një partneri që nuk e njihnin.
Në këtë studim u shfaqën pesë skenare të ndryshme të bazuara në motivimet e vullnetarëve për të gënjyer. Vullnetari i komunikoi partnerit një vlerë të saktë të monedhave duke përfituar të dy; vullnetari komunikoi një vlerëfalso për të përfituar duke i shkaktuar njëkohësisht një dëm personit tjetër; vullnetari komunikoi një shumë falso për të përfituar vet por pa kosto për partnerin; vullnetari komunikoi një shumë që nuk i jepte asnjë dëm vetes por jepte përfitim për tjetrin; e fundit, vullnetari komunikoi një shumë që partneri përfitonte ndërsa vet pësonte dëm.
Në këtë mënyrë studiuesit vunë re se, kur për një vlerë të rritur vullnetari përfitonte në kurriz të tjetrit, ai ekzagjeronte këtë vlerësim gjithnjë e më shumë. Nëpërmjet rezonancës magnetike studiuesit vunë re se amigdala, zona e trurit përgjegjëse për emocionet, ishte ajo më aktive kur personi thoshte mashtrimin e parë për arsye personale. Më pas reagimi i amigdalës zvogëlohej për çdo mashtrim, ndërkohë që ndërgjegjja rritej.
“Kur mashtrojmë për interesin tonë, amigdala prodhon një ndjenjë negative që limiton pikën deri ku mund të themi mashtrime”,- shpjegon Tali Sharot, një nga studiuesit.
“Ky reagim zvogëlohet sa herë vazhdojmë të mashtrojmë. Më shumë vazhdojmë, më të mëdha bëhen mashtrimet në të ardhmen”,- thekson Sharot.
Studiuesit shprehen se në kërkimet e radhës do të përpiqen të kuptojnë nëse kjo pandershmëri është e lidhur me një përgjigje emotive të ulët dhe nëse ky përshkallëzim në sjellje të tjera ka të njëjtin efekt.

Tags: genjeshtergjithmone\mashtrues

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.