Koço Kokëdhima: Saimir Tahiri njeri me vese, i përdorur për punë të...

Koço Kokëdhima: Saimir Tahiri njeri me vese, i përdorur për punë të pista në PS

381
0
Shares

Kryetari i ZGJIDHJA-s, Koço Kokëdhima, replikon ashpër me ish-ministrin e brendshëm, Saimir Tahiri, i cili e akuzoi dje në kuvend si frymëzues për kanabizimin e vendit.
Në një reagim në profilin e tij në “Facebook”, Kokëdhima krahasoi propozimin e tij të bërë publikisht për ekonominë e kanabisit të kontrolluar nga shteti dhe ekonominë mafioze që bëri Rama, Tahiri, drejtorët e policisë dhe bota e krimit në vitin 2016, që e shndërruan vendin në parajsë të kanabisit në Europë dhe në të vetmin vend të botës, ku qeveria drejtonte trafikun e drogës.
Kokëdhima pranoi se kishte qenë kundër emërimit të Tahirit si ministër, 4 vite më parë, sepse ai ishte një individ me vese dhe që është përdorur për punë të pista në zgjedhje dhe brenda PS-së.

Reagimi i plotë i Saimir Koço Kokëdhimës në “Facebook”

Saimir Tahiri, ish-ministër i brendshëm, më cilësoi mua, dje në parlament, si frymëzues të kanabizimit të Shqipërisë gjatë mandatit të parë të qeverisë Rama & CO. Në nëntor 2014, publikisht, në sallën e Kuvendit të Shqipërisë, përballë anëtarëve të Komisionit të Ekonomisë dhe të mediave, prezantova projektin tim për legalizimin e kanabisit medikal, për ta kthyer atë në ekonomi formale, të mbikëqyrur nga shteti dhe për të lehtësuar dënimet ndaj përdoruesve në Kodin Penal. Asgjë më tepër nga çfarë bënë Kroacia, Greqia, Maqedonia, Italia, Franca, Gjermania, Anglia dhe Amerika. Ekonominë shtetërore të kanabisit do ta mbikëqyrnin organet ligjzbatuese, të cilat do të licenconin e kontrollonin fermerët, dhe nga kjo sipërmarrje e kontrolluar do të përfitonin shqiptarët dhe buxheti i shtetit.
Rama tha se ishte e parakohshme ideja ime. Por e gjeti në kohë, që pas shfarosjes së Lazaratit, ku i mori jetën edhe një oficeri policie, ta bënte Lazarat gjithë Shqipërinë. Asgjë nuk u bë publike dhe ky plan ogurzi kishte në krye të piramidës mafioze kanabiste Ramën, Tahirin, drejtorët e policisë nëpër qarqe dhe botën e krimit të cilës iu premtua ruajtja shtetërore dhe lehtësitë për ta trafikuar brenda dhe jashtë, në këmbim të 30 për qind të prodhimit dhe pagesave të tjera nën dorë që i përfitoi Shtabi i Tahirit në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Tahiri nuk gabon kur thotë: “Qeveria e kaluar e krijoi një standard për kanabisin”. Po. Ai ishte standardi i piramidës mafioze qeveri-krim, një skemë që nuk ka ndodhur askund tjetër deri më sot.
Idenë time për legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore dhe për lehtësimin e dënimeve në Kodin Penal për përdoruesit e kam trumbetuar dhe do ta trumbetoj kudo dhe me këdo. Në prill 2015, vizitova në Spitalin e Burgjeve, Mihal Llazarin, 21-vjeçarin e burgosur e të sëmurë, që ishte dënuar si përdorues kanabisi. Një muaj më pas ai u lirua dhe u bashkua me familjen për të nisur një jetë të re. Më vjen shumë keq, që përpara një muaji policia e shtetit e arrestoi përsëri Mihalin me 10 gram hashash dhe e ktheu në burg këtë djalë fatkeq, si qindra e mijëra të rinj të tjerë që vuajnë dënime çnjerëzore për një cigare hashash. Mihal Llazari duhet të lirohet e të shkojë në shtëpi. Në vend të tij dhe të gjithë djemve dhe vajzave që janë në burgje si përdorues, duhet të futet grupi i strukturuar kriminal i policisë së shtetit me gjithë Saimir Tahirin, që e organizoi me urdhër të Ramës për të drejtuar prodhimin kombëtar të kartelit të marijuanës!
Rama & CO e fitoi betejën, siç thotë Tahiri, duke rrëzuar shtetin ligjor dhe duke vënë në jetë projektin famëkeq që kanabizoi mbarë vendin. Kjo ishte fitorja e krimit shtetëror, që e detyroi BE-në një javë më parë të shtonte një kusht tjetër, për hapjen e negociatave: luftën kundër kanabisit. Fitorja e përkohshme e projektit të Ramës e Tahirit mbi projektin tim, është fitore e botës së krimit të organizuar dhe humbje për Shqipërinë.
Tahiri nuk meritonte kurrë që të përfshihej në punët e shtetit dhe të qeverisë. Duke e njohur jetëshkrimin dhe formimin e tij plot vese unë u përpoqa ta ndaloja emërimin e tij si ministër i brendshëm, 4 vite më parë. Ai ka bërë punë të ulëta dhe gjëra të këqija për nevojat e larta të lidershipit, është përdorur për sa e sa vepra të errëta, vjedhje e manipulime votash, flirte e blerje zgjedhjesh me botën e krimit dhe të drogës, për kurthe, intriga dhe luftëra pas shpine ndaj kolegëve në parti.
ZGJIDHJA ka një projekt të mençur, realist, përfitues dhe njerëzor për t’ia hequr mafies nga thonjtë ekonominë e kanabisit dhe për ta kthyer atë në shërbim të vendit e të njerëzve dhe për ta pastruar shtetin dhe qeverinë nga kapja dhe ndikimet e njerëzve të lidhur me botën e krimit, nga paratë e krimit dhe të korrupsionit.
#ZgjidhjaPërLigjin

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY