Basha – Ramës: Ja sa më keq e më thellë është zhytur...

Basha – Ramës: Ja sa më keq e më thellë është zhytur Shqipëria e 2017 krahasuar me atë të 2013

104
0
Shares

“Nuk kam nevojë ta përmbledh në 10 pika, se kush janë ndryshimet e mëdha mes 2013 e 2017. Ato i di unë, i di ti, i dinë të gjithë në këtë sallë, i dinë të gjithë Shqiptarët.
Në 2013 ti erdhe në pushtet me krimin, me aleancën e krimit apo si e thanë analistët të cilët për arsye jo kaq misterioze mbajnë gjithmonë ison tënde, me aleancën e qelbësirave. Dhe kjo degjeneroi me kriminalizimin e plotë të shtetit.
Kush i solli kriminelët në Parlament? Falë ligjit të dekriminalizimit që PD dhe unë të detyruam ta pranoje disa nuk i ke më këtu. Por ke të tjerë këtu, që kanë gënjyer në formularët e dekriminalizimit dhe që do të përballen me pasojat politike dhe kriminale të këtyre akteve, sikurse ke ushtarë të mafies dhe të drogës që nuk i lidh asgjë me PS.
Kriminalizimi dhe droga janë e reja, ndryshimi që kërkove mes 2013 dhe 2017.
Kush e solli drogën, kush e mbushi Shqipërinë me kanabis? Unë? Partia Demokratike? Kush e vendosi Shqipërinë në krye të listës së trafiqeve? Unë? Fantazia ime është kjo, apo janë raportet ndërkombëtare, si të Departamentit të Shtetit?
Ky është ndryshimi thelbësor. Po ka ndryshime të tjera të mëdha.
Katër vjet më vonë Shqipëria ka 260 mijë qytetarë më pak që ti i ke çuar në eksod. Shqipëria ka qindra mijëra prindër të shpunësuar nga politikat e tua. Shqipëria ka mijëra persona të angazhuar në industrinë e kanabisit, që ti e mundësove bashkë me ministrat e tu si një projekt politik që po shkatërron e gërryen ekonominë dhe demokracinë.
Sfida europiane nuk është e përbashkët. Në sfidën europiane ti je pengesa. Nuk të vjen mirë kur të vijnë emisarët europianë dhe ta thonë sa në zyrë sa në konferenca për shtyp, që droga është një kusht shtesë për anëtarësimin, për hapjen e negociatave. Këtë problem nuk e kemi krijuar ne. Ne të kërkuam të hiqje dorë nga krimi. Po ti nuk hiqje dorë nga kjo lidhje, ndaj iu drejtuam partnerëve ndërkombëtarë që të detyruan të pranoje Ligjin e Dekriminalizimit, por një ligj që sot e kësaj dite nuk zbatohet.
Sot e kësaj dite një duzinë bashkish drejtohen nga persona me rekorde kriminale.
Tepsia që tani e ke të gjithën për vete menaxhohet nga krimi. Nga Shkodra në Durrës, Tiranë, Gjirokastër e kudo, bandat kriminale me emër dhe mbiemër të njohura për Interpolin e Europolin njihen po kështu si marioneta dhe bashkëpunëtorë të forcës tënde politike. Faktet janë kokëforta.
Unë nuk jam këtu si prokuror, por si kryetar i Opozitës. Partneret ndërkombëtarë nuk kanë nevojë për lobistë, dhe opozita nuk ka lobistë që të nxijë Shqipërinë. Shqipërinë nuk e nxijnë gënjeshtrat, kushdo të jenë ato, por Shqipërinë e nxijnë gjëmat, droga, krimi, korrupsioni. Vetëm në 4 vite sipas raporteve zyrtare, ti dhe qeveria jote keni shpërdoruar mbi 1.5 miliardë euro”, u shpreh midis të tjerave dje kreu i PD-së Lulzim Basha në seancën e Kuvendit, ku kryeministri Edi Rama paraqiti programin politik dhe ministrat e rinj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY