Pyetja provokuese e Kryemadhit: Çfarë bëjnë 180 vajza te Rama në Kryeministri?

Pyetja provokuese e Kryemadhit: Çfarë bëjnë 180 vajza te Rama në Kryeministri?

294
0
Shares

Nëse ka një agjenci që duhet shkurtuar, e para është agjencia e kryeministrisë, tha kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi je dite me pare e ftuar ne studion e Ilir Babaramos, teksa tha se nga 600 veta në personel, 180 prej tyre janë vajza.

Për strukturën jeni shprehur edhe më përpara që kjo është një qeveri me numër të vogël, por me korrupsion më të madh. Përse e paragjykoni këtë?
Sepse 80% e buxhetit të shtetit është në duar të dy vetëve. Kjo do të thotë që të eliminosh çdo kënd tjetër, të eliminosh dëshmitarët e korrupsionit, se si mund të lësh ti 80% të buxhetit në duar të dy personave?! Ka qeveri të vogla, por buxheti është i shpërndarë në mënyrë të barabartë, këtu buxheti është i shpërndarë në dy personat e tij të besuar.

Si e gjykoni shkurtimin në 30% të agjencive dhe institucioneve në varësi?
Unë mendoj që shkurtimet ai duhet t’i fillojë nga kryeministria, sepse ka 600 veta në personel dhe 180 janë vajza. Se ça bëjnë një zot e di dhe që paguhen me rroga. Nëse ka agjenci që duhet shkurtuar, e para është agjencia e kryeministrisë.

Shumë analistë i kanë cilësuar ndryshimet dhe bashkimet e agjencive dhe ministrive si një truk ndaj LSI për të nxjerrë në rrugë mbështetësit e tij?
Nuk ka LSI të punësuar aty, është truk për të larguar socialistët e tij. A i përdori Sajmir Tahirin, Taulant Ballën, Mimi Kodhelin? Ku janë sot?

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY