Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Lulzim Basha: S’do i tradhtojmë kurrë vlerat e Azem Hajdarit

12/09/2017
Lulzim Basha: S’do i tradhtojmë kurrë vlerat e Azem Hajdarit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Demokratët përkujtojnë sot liderin historik, Azem Hajdarit, 19 vite nga vrasja e tij.
Me kërkesë të opozitës, kryetari i ri i Kuvendit, Gramoz Ruçi ndërpreu seancën plenare, për të rifilluar gjysmë orë më vonë, ndërsa deputetet e Partisë Demokratike iu drejtuan memorialit të ish-lideri Azem Hajdari.
Ata kanë përkujtuar sot Hajarin, ku do të vendosin dhe tufa me lule në shenjë mirënjohje dhe solidariteti ndaj kontributit të figurës së tij.
Pas kënduan të gjithë Himin kombëtar, i pari që mori fjalën para memorialit ishte vet kryetari i demokratëve, Lulzim Basha.
“Sot jem i mbledhur për të kujtuar tribunin e demokracisë. Nëse dielli i demokracisë shndrit siç ka shndritur, apo fshihet pas reve të zeza të krimit dhe korrupsionit, ne vijmë këtu për të nderuar dhe ndarë së bashku dramën e 12 shtatorit. e vijmë këtu për të celebruar kujtimin, kurajën dhe mirënjohjen e Azem Hajdarit. Luftën e pa kompromis për demokraci dhe qëndrimin titanik kundër vesit dhe drogës në pushtet. S’do i tradhtojmë kurrë vlerat e tij”, tha Basha.

Sali Berisha
Ish-kreu i PD-së dhe ish-kryeministri Sali Berisha, i pranishëm në ceremoninë e kujtimit të Azem Hajdarit ka bërë thirrje për të vazhduar idealet për të cilat ai dha jetën.
Ish-kryeministri u shpreh se demokratët do ja dalin të çojnë në vend idealet e tij.
“Jemi këtu sot për të vazhduar idealet për të cilat ai dha jetën e tij.
Ndaj edhe njëherë thirrja ime le të na frymëzojë guximi, vizioni, trimëria, e tribunit tonë legjendar për të realizuar sa më shpejt, sa më të vendosur, idealet për të cilat ai ra dhe që sot janë në një vështirësi shumë të madhe.
Unë kam besim se ne do t’ia dalim!
I përjetshëm kujtimi i Azem Hajdarit, tribunit të lirisë së Shqipërisë, si vëllaut të tij në betejë”, u shpreh Berisha.

Rudina Hajdari
Deputetja e re demokrate, Rudina Hajdari, bija e heroit të demokracisë, Azem Hajdari nuk i ka mposhtur dot emocionet në fjalën e mbajtur sot para Memorialit të të atit, në kujtim të 19-vjetorit të ndarjes së tij nga jeta, pas ekzekutimit pranë qelisë së PD.
“Ndihem shumë e prekur sot se përveçse kujtojmë liderin historik të PD, emocion i veçantë për mua se kujtojmë babin tim. Megjithëse kanë kaluar 19 vjet ne prapë jemi të bashkuar më shumë se kurrë të ngremë lart figurën, vlerat dhe partinë që ai solli me vlerat më të vërtetë më të moralshme. Jemi akoma më të bashkuar me PD sot që ta çojmë atë përpara dhe ti tregojmë vendit se meritojmë një Shqipëri më të mirë e me vlera. Jam shumë e emocionuar edhe për një fakt tjetër, që unë sot do të flas në Kuvend si deputetet e PD dhe do flas në këtë ditë, ishte koincidencë dhe dëshirë e atij, dhe ju siguroj ju se do jem zë i fortë i opozitës shqiptare, do mbroj interesat e kombit tim, të atyre që duan ta çojnë vendin përpara, le ti bashkohemi sot dhe të jemi frymëzim për ta bashkuar Shqipërinë më shumë sesa kurrë”, tha ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Vendimi për hapjen e negociatave, a do t’i thuhet sot “JO” Shqipërisë?

Ngecin negociatat me BE, nuk miratohet raporti kyç për Shqipërinë

16/03/2026
Bardhi dhe Spiropali ndeshen në Kuvend: Rama turpëroi Shqipërinë

PD bojkoton seancën plenare të së martës: E paligjshme dhe në kundërshtim me rregulloren

16/03/2026
PD cakton datat për zgjedhjen e kryetarit dhe Kuvendin Kombëtar

PD cakton datat për zgjedhjen e kryetarit dhe Kuvendin Kombëtar

16/03/2026
Berisha: Leva e Arkimedit për rrëzimin e Ramës jemi ne. Nesër në protestë

Berisha: Afera e Mogherinit është 5 herë më e madhe në Tiranë se në Bryzh. Ne do insistojmë që kjo aferë të hetohet

16/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Vendimi për hapjen e negociatave, a do t’i thuhet sot “JO” Shqipërisë?

Ngecin negociatat me BE, nuk miratohet raporti kyç për Shqipërinë

16/03/2026
Bardhi dhe Spiropali ndeshen në Kuvend: Rama turpëroi Shqipërinë

PD bojkoton seancën plenare të së martës: E paligjshme dhe në kundërshtim me rregulloren

16/03/2026
PD cakton datat për zgjedhjen e kryetarit dhe Kuvendin Kombëtar

PD cakton datat për zgjedhjen e kryetarit dhe Kuvendin Kombëtar

16/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.