Kavajë, “Benz”-i përplas motorin, vdes drejtuesi, plagoset rëndë bashkëshortja

Kavajë, “Benz”-i përplas motorin, vdes drejtuesi, plagoset rëndë bashkëshortja

108
0
Shares
Foto Ilustruese

Sot, rreth orës 15:30, ka ndodhur një aksident automobilistik në dalje të qytetit të Kavajës.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ku nga verifikimi paraprak ka rezultuar se në aksin rrugor Kavajë – Rrogozhinë, mjeti tip “Benz”, me drejtues L. E., 46 vjeç është përplasur me mjetin tip motor (pa targa) ku si pasojë e përplasjes, drejtuesi i mjetit tip motor, N. S., 64 vjeç, ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa bashkëshortja e tij, Sh. S., 60 vjeçe (pasagjere në mjetin tip motor) është dëmtuar rëndë dhe është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Durrësit.
Drejtuesi i mjetit tip “Benz”, L. E., është shoqëruar në ambientet e policisë Kavajë për veprime të mëtejshme proceduriale.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për përcaktimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY