Një 33-vjeçar shqiptar, është vrarë me thikë në një klub nate në Toronto të Kanadasë.
Krimi ndodhi në orët e para të së dielës, në 10 shtator.
Mediat kanadeze identifikuan viktimën si Reald Verçani. Babai i një vajze të vogël humbi jetën në spital.
Një ditë më pas policia identifikoi dhe arrestoi të dyshuarin si autor, një 29-vjeçar nga Hamilton.
Ai do të akuzohet për vrasje dhe pritet të dalë në gjykatë.
Ende nuk bëhet publik emri i autorit të krimit si dhe shkaqet e vrasjes, shkruan portali on-line kanadez globalnews.ca.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/