U akuzua për korrupsion dhe u shpall i pafajshëm, çfarë kërkon tani...

U akuzua për korrupsion dhe u shpall i pafajshëm, çfarë kërkon tani Prokurori

129
0
Shares

U akuzua që prej vitit 2015 për korrupsion por Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda i dha pafajsinë. Prokurori Petrit Vukaj, i kërkon drejtësisë ta dëmshpërblejë për çdo ditë të mbajtjes së tij në paraburgim.
Me një kërkesë-padi, prokurori i Fierit i është drejtuar Gjykatës Administrative të Tiranës, duke paditur Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe Ministrinë e Financave kërkon dëmshpërblim financiar.
Në padinë e tij Vukaj i kujton Gjykatës Administrative se ka qëndruar në arrest shtëpie 321 ditë, ndërsa 16 ditë të tjera është mbajtur në ambientet e paraburgimit me masën “arrest me burg”.
Prokurori i Fierit u gjykua nga Krimet e Rënda pas pretendimeve të organit të akuzës, që këmbënguli se ai ishte paguar 300 mijë lekë nga tre të dyshuar për të ulur dënimin ndaj Elton Xhemollarit, i arrestuar për aksident me pasojë vdekjen.
Shkalla e Parë e gjeti atë fajtor dhe e dënoi me 3 vjet shërbim prove, ndërkohë që Apeli shpalli pafajësinë pasi nuk e gjeti të bazuar në prova qëndrimin kundër prokurorit Vukaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY