FOTO GALERI/ Cërrik, braktis automjetin pas aksidentit, policia i gjen një pushkë...

FOTO GALERI/ Cërrik, braktis automjetin pas aksidentit, policia i gjen një pushkë me dylbi

399
0
Shares

Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Cërrik, referuan materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e K. C., 35 vjeç banues në Cërrik.
Ky person, në aksin rrugor Elbasan – Cërrik në Lagjen nr. 2, Cërrik, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka goditur dy automjete.
Si pasojë, është dëmtuar pasagjerja e njërit prej mjeteve, E. SH., 33 vjeçe banuese në Belsh e cila ndodhet në spitalin e Elbasanit, jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i mjetit tip “Benz” pas aksidentit, ka braktisur mjetin dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.
Policia ka bërë shpalljen në kërkim te tij dhe po punon intensivisht për kapjen e tij.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e shtetasit të lartpërmendur Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale:, një armë sportive e llojit pushkë pneumatike, në të cilën ishte montuar një pajisje optike (dylbi), si dhe një kuti me saçme metalike të kalibrit 4.5 mm.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor”, “Largimi nga vendi i aksidentit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” parashikuar nga neni 290, 273 dhe 280 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY