EMRI & FOTO/ Ndahet nga jeta shkencëtari i digave të HEC-eve

EMRI & FOTO/ Ndahet nga jeta shkencëtari i digave të HEC-eve

148
0
Shares

Sot është ndarë nga jeta profesori dhe akademiku, Farudin Hoxha. Ai ndërroi jetë në moshën 82-vjeçare.
Farudin Hoxha njihet si projektuesi i shumë veprave hidroenergjetike në Shqipëri.
Ai ka qenë edhe ministër i Ndërtimit.
Homazhet për akademik Farudin Hoxhën bëhen në Restorant “International” (prapa Bankës Raiffeisen) dhe përcjellja e tij për në banesën e fundit sot më datë 11. 10. 2017 në ora 16:00 në Shish Tufinë.

Nekrologji
Sot në orët e para të mëngjesit u nda nga jeta Farudin Hoxha, akademik prof. dr. inxhinier hidroteknik. Lindi në Gjirokastër në vitin 1935. Kreu Politeknikumin e Tiranës dhe ndoqi studimet e larta për ndërtime hidroenergjetike në Budapest e Sofje; u diplomua më 1961 në UT.
Prej vitit 1961 punoi në Institutin Shtetëror të Projektimit në Tiranë, në Drejtorinë e Hidrocentraleve dhe më vonë në Institutin e Studimeve dhe të Projektimeve të Hidrocentraleve, Nënstacioneve dhe Linjave të Tensionit të Lartë.
Në vitin 1971 për një periudhë gjashtëmujore, kreu specializim pasuniversitar në Francë për mekanikën e dherave dhe ndërtimin e digave të larta me materiale vendi ose rrethanorë.
Pavarësisht nga detyrat e tjera që iu ngarkuan, profesori vazhdoi rregullisht punën studimore e projektuese në këtë Institut deri në mesin e vitit 1993.
Nga nëntori 1982 deri në maj 1988, qe ministër i Ndërtimit dhe më pas deri në 21 shkurt 1991, ministër pranë Këshillit të Ministrave për bashkëpunimin ekonomik me jashtë.
Kreu studime dhe projektime për vepra hidroteknike dhe hidroenergjetike të rëndësishme, si: hidrocentrale, ujëmbledhës, diga, stacione pompimi etj. Disa prej digave të hidrocentraleve me lartësi nga 40 m deri në 167 m të projektuara nga grupi i punës, që kryesonte akademik Hoxha janë klasifikuar nga Komiteti Botëror i Digave të Mëdha (ICOLD), ndër më të lartat në Evropë e më gjerë.
Ka qenë kryetar i Komitetit Kombëtar Shqiptar të Digave të Larta prej vitit 1991 deri në vitin 1995. Prej vitit 2002 e në vazhdim kryetar i këtij Komiteti.
Në vazhdim, ka kryer edhe një sërë detyrash të rëndësishme shtetërore, si: drejtor i përgjithshëm i Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (1999–2000); anëtar i Këshillit të Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë (1997–2008); anëtar i Këshillit të Politikës Shkencore dhe Zhvillimit Teknologjik të Republikës së Shqipërisë (1997–2004); anëtar i Komisionit Qeveritar për ekonominë ujore me vendet fqinje (1973–1982); anëtar i Këshillit Bashkiak të Qytetit të Tiranës (2000–2006)
Në vitin 1986 u zgjodh anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe nga viti 1989 ishte anëtar i saj, sekretar shkencor i Akademisë së Shkencave (1997–1999) dhe zëvendëskryetar i saj (1999–2008).
Për arritjet në punën studimore dhe projektuese në fushën e ndërtimeve hidroenergjetike, është nderuar dy herë me Çmimin e Republikës së Klasit të Parë.
Homazhet për akademik Farudin Hoxhën bëhen në Restorant “International” (prapa Bankës Raiffeisen) dhe përcjellja e tij për në banesën e fundit sot më datë 11. 10. 2017 në ora 16:00 në Shish Tufinë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY