ARSYEJA/ Seanca e sotme e orës 18.00, PD asnjë pyetje Edi Ramës

ARSYEJA/ Seanca e sotme e orës 18.00, PD asnjë pyetje Edi Ramës

129
0
Shares

Sipas PD, “vazhdimi i seancës në orën 18.00 sipas procedurës së rregullores së Parlamentit lejon vetëm depozitimin e pyetjeve me shkrim pa të drejtën e replikës apo debatit.
Eksperienca dhe historiku i këtyre seancave ka treguar që, drejtimi i pyetjeve pa mundësi për debat është keqpërdorur për të marrë kohën e një propagande elektorale.
Koha e përgjigjeve asnjëherë nuk i ka shërbyer qartësimit programor për qytetarët, por ka favorizuar reklamën e propagandën e kryeministrit.
Partia Demokratike do të bëjë opozitë të vërtetë dhe përmbajtësore. Partia Demokratike nuk do t’i japë asnjë shans kësaj maxhorance të keqpërdorë kohën në favor të publiciteteve varfëruese për shqiptarët”.
“Për rrjedhojë vendimi i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike, është të mos drejtojë pyetje që i japin mundësi propagandës qeveritare.
Pyetjet dhe çështjet që shqetësojnë qytetarët do të ngrihen gjatë seancës së debatit ku secili deputet do të ketë mundësinë të mbrojë gjatë fjalës së tij qëndrimet dhe argumentet në favor të qytetarëve”, thuhet në deklaratën e grupit parlamentar ët PD-së.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY