SHIFRAT/ Shqipëria në vend të parë për dënimet me burg

SHIFRAT/ Shqipëria në vend të parë për dënimet me burg

171
0
Shares

Të dhënat statistikore vjetore të Ministrisë së Drejtësisë tregojnë se vetëm për vitin 2016 janë shpallur fajtorë dhe dënuar nga 2 deri në 5 vjet 12.633 persona.

Duke sugjeruar aplikimin e dënimeve alternative dhe jo burgun, Greg Riley Smith, këshilltar i projektit të binjakëzimit të Bashkimit Europian për mbështetjen e sistemit të burgjeve dhe shërbimit të provës, thotë se Shqipëria mban vendin e parë të dënimeve me burg, jo vetëm në Europë, por edhe në botë.
“Nëse nuk marrim parasysh pjesën e amnistive, popullata në burgje do të ishte rreth 12 mijë persona çdo vit, që do të thotë se në realitet Shqipëria ka nivelin më të lartë të burgimit në të gjithë botën. Kjo na çon në pyetjen a është Shqipëria vendi më i kriminalizuar në botë që ka numrin më të lartë të dënimeve me burg? Përgjigjja është jo. Do të guxoja të propozoj se ka shumë individë në burgje që nuk duhet të jenë aty, sepse qëndrimi i tyre është kosto për shtetin dhe përveç kësaj them se këta individë, duke u mbajtur në burg mund të përkeqësohen”, këshillon Smith.
Tashmë avokat, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani shpjegon se kjo gjendje shkaktohet nga tendenca për të kriminalizuar gjithçka.
“Praktikisht e kanë çuar në kolaps këtë sistem. Sistemi i ndjekjes penale bazohet tek dyshimi i arsyeshëm që i lë e i harron të tërë në burg. Ashtu siç edhe presioni politik që shtohet nga ekzekutivi vit pas viti për të shtuar masën e dënimit me burg edhe për persona që nuk janë të rrezikshëm, si për shembull për mospagimin e dritave, mungesën e kuponit, etj, që zgjidhen me masa administrative”, thotë ish-ministri i Drejtësisë.
Aktualisht mbipopullimi në burgje është 300 persona mbi kapacitetin, ndërsa katër vitet e fundit janë aplikuar tri amnisti, pikërisht për personat që nuk kanë rrezikshmëri. TCH

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY